Pati paditur qytetarin, SPAK bën lëvizjen e fundit ndaj kirurgut Prifti

0
12





Prokuroria e Posaçme SPAK, ka tërhequr nga prokuroria e Tiranës kallëzimin që mjeku Edvin Prifti ka bërë në muajin dhjetor 2020, ndaj qytetarit nga Lushnja, Leonard Selmanaj.
Tashmë çështja e ko rrupsionit dhe dy kallëzimet e ndërsjellta të kryera nga Selmanaj dhe mjeku Prifti, janë bashkuar dhe po hetohen në një çështje të vetme, raporton gazetari Elton Qyno.

Fillimisht dosja është regjistruar në prokurorinë e Tiranës, për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës”, pasi sipas mjekut Edvin Prifti, ishte qytetari nga Lushnja, Leonard Selmanaj që ishte kthyer në një problem serioz, duke e kërcënuar në telefon.

Konflikti mes qytetarit dhe mjekut ka nisur në momentin kur personi që ishte operuar disa muaj më parë, ka ndërruar jetë pasi dyshohej se ishte infektuar me Covid-19.

Në këto biseda, qytetari Leonard Selmanaj e kërcënon me jetë doktorin Prifti me qëllim që ky i fundit t’i kthente një shumë monetare që sipas tij i kishte dhënë doktorit për kryerjen e operacionit të nënës. Si pasojë e këtyre shqetësimeve, burime pranë prokurorisë së Tiranës, thonë se kardiologu, Edvin Prifti, ka zhvilluar dhe një takim me kryepolicin Ardi Veliu, të cilit ia ka treguar të gjithë zanafillën e problemit me qytetarin.

Tashmë çështja e kallëzimit të doktorit, qytetarit nga Lushnja dhe çështja e ko rrupsionit, po hetohet në një dosje të vetme nga prokurori, Altin Dumani.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here