PD deklaroi se në Kuvendin Kombëtar morën pjesë më shumë se 5700 delegatë, por Pallati i Kongreseve ka vetëm 2100 vende, ku u ulën demokratët e tjerë?

Partia Demokratike ka mbajtur në Pallatin e Kongreseve Kuvendin Kombëtar, ku u diskutua mbi zgjedhjet e 25 prillit, me drejtuesit politikë që bën analizën post-zgjedhore.

Gjatë fillimeve tëe punimeve të Kuvendit Kombëtar u raportua se të pranishëm në sallë ishin 7000 delegatë, ndërkohë që kryetari i Komisionit Zgejdhor në PD, Jemin Gjana, konfirmoi se zyrtarisht ishin të pranishëm 5703 delegatë.

Por ky numër bie në kundërshtim me kapacitetin e Pallatit të Kongreseve, salla e të cilit ka rreth 2100 ulëse. Lind pyetja, si mund të jenë ulur 5703 delegatë në një sallë që ka rreth 2100 ulëse? Këtë përgjigje mund ta japë vetëm PD, por duke patur parasysh se në 3 ulëse mund të rrinin vetëm 2 persona, për shkak të distancës sociale.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *