PD duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj ka dalë në një konferencë për shtyp pas konfirmimit të kandidaturës nga kryesia e PD.

Ai thotë se PD duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kandidimi im sështë një përpjekje për të marrë një post por fillimi i ndryshimit të PD. Pd duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë shqipërinë nesër.

Nuk do zgjidhet vetëm kryetari i ri por do të vendosin nëse duan të fitojnë ose humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit si një gjë të zakonshme.

Kandidimi im është fillimi i një projekti për ndryshimin e PD”, tha Shehaj.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *