Dritan Hila: A vr.itet njeriu për kartat?

Andi Bushati: Kjo është pyetje me vend. Unë e kam thënë që atë njeri e vr.au Taulant Balla me Edi Ramën sepse ai njeri duhet të ishte në b.urg që atë ditë në 14 mars me gjërat që bëri dhe do i shpëtonin jetën.

Dritan Hila: Unë kam info që ishte opozita që e kërkoi sherrin.

Andi Bushati: PD duhet që të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ndërpresi komunikimin me çdo ambasador të paguar që janë të paguar nga Edi Rama dhe sa herë bën një status Sali Berisha i çon Rama këta ambasadorë t’i bëjnë presion Lulzim Bashës.

Eni Vasili: Prova?

Andi Bushati: Çfarë provash do më? Unë t’i dhashë. Kur kapet drejtori i policisë së shtetit duke gënjyer për provat në mbrojtje të kamikazëve të PS, s’ka nevojë për provë tjetër. Gjithë policia është vënë në dispozicion të Taulant Ballës. Nëse Gjinushi nuk merr dot asnjë votë dhe e blen Tom Doshi merr 3 mandate, nëse babai i merr votat si çam dhe djali i tij i merr si tirons në Tiranë, këtu është hedhur lekë. Duhet të mos shkojnë në parlament.

Eni Vasili: E ka provuar njëherë PD të braktisë parlamentin.

Andi Bushati: Po përse duhet të shkoj? T’i bëjë gojore Edi Ramës në parlament? Më plasi mua se çfarë do të bëjë PD-ja. Ne kemi këtu një njeri që po na përdh.unon të gjithëve.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here