“PD me Gridën del forcë e katërt”- Veliaj befason: Ja sa vota do marri PS

0
16




Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Erion Veliaj, deklaroi sot se PS do të marrë në zgjedhjet e 25 prillit vota dy herë me shume se partitë e tjera bashkë, ndërsa ironizoi kur tha se “PD-ja do të përfundojë forcë e katërt”.

“Këta nuk besojnë as në komb, as në atdhe. Zihet ai i partisë të çamëve deri dje, me atë të grekëve, për një post te partia e Saliut. PD këtu është partia e tretë, por do përfundojë e katërta. Ne duhet të dalim super kampionë dhe jam i bindur, me gjithë energjinë që shoh këtu, se do dalim jo vetëm forcë e parë, por dy herë sa ata të tjerët të marrë së bashku,” tha Veliaj.

Veliaj ironizoi edhe kandidatët e PD dhe LSI në Kavajë e Rrogozhinë.

“Shikoni kë na ka sjellë pala tjetër: kandidat për kryeministër na ka sjellë Lul Bashën, ka humbur tre herë rresht, tani do futet për herë të katërt; për deputete na kanë sjellë Gridën, që humbi Durrësin, humbi Tiranën, tani thonë “do Zoti harrojnë këta të Rrogozhinës”. Partia tjetër është një parti komplet familjare, parti burrë e grua, që e kanë si sh.p.k., si dyqan lagjeje. Ata ju kanë sjellë Titin këtu. Të sjellësh njerëz që kanë humbur në çdo betejë të tyre dhe të mendosh se populli do harrojë, do të thotë që ata e kanë vënë bastin e tyre tek harresa. Ne e kemi vënë bastin tek kujtesa, tek fakti që njerëzit i mbajnë mend, edhe kush e ka pasur në dorë dhe nuk e bëri punën, edhe kush e ka në dorë po punon fort dhe mund të bëjë akoma më shumë në një mandat të ri,” deklaroi Veliaj.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here