Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka shpallur kandidaturën e tij për të qenë kryetar i kësaj partie.

Ai dha një konferencë për mediat nga një kafene në perfideri të Tiranës, pasi nuk u lejua që të hynte në selinë e PD-së.

Kadilli tha gjatë deklaratës për mediat se PD-ja i mbylli derën e selisë.

“Doja që këtë komunikatë ta bëja nga ambientet e Partisë Demokratike. Për këtë arsye kërkova leje tek zyra e shtypit. Nuk doja që të hyja në shtëpinë time me të shtyrë dhe me zor. Por, mu refuzua dhe PD-ja më mbylli derën e selisë.

Zgjedhjet ishin dhe mbeten të pandershme. Pushteti përdori çdo mjet për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Provat e kapura dhe të dokumentura që do publikohen së afërmi, vetëm sa provojnë fenomenin.

Beteja ligjore nuk duhet të shërbejë për radikalizim politik, çdo tensionim është i qëllimshëm, nuk i shërben inetersit të demokratëve dhe as shqiptarëve. Barrikada para portës nga ku Basha u betua se nuk dorëzohet, është i tepërt.

Jam këtu për të konfirmuar kandidimin tim për kryetar të PD-së, e kam mbështetur me vetëmohim Lulzim Bashën, për të na drejtuar në fitore, nuk ia doli, nuk diti, dështoi. Sot të gjithë mund të gjejnë justifikime, sot kush thërret Rama ik nuk mund të thërrasë Basha rri.

Këtë deklaratë kërkova që ta bëja brenda zyrës së Partisë Demokratike, duke qenë se jam anëtar i Kryesisë, shpresoj që ky të jetë një keqkuptim dhe të zgjidhet sa më shpejtë.

Nuk kam pasur hakmarrje as një 2013 as në 2017. Por kur shoh një dështim të përsëritur. Kur dështon në një rrugë dhe përdor të njëjtën rrugë për të dështuar.

Zgjedhjet certifikohen në procesin ligjor, në asnjë rast nuk kam parë ndonjë pretendim serioz për manipulim të zgjedhjeve”,- tha Kadilli.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here