Pas Kuvendit Kombetar, Partia Demokratike pritet ti nenshtrohet nje tjeter procesi te rendesishem qe jane zgjedhjet per drejtuesit e rinj, ku perfshihen edhe deget lokale.

Nga zgjedhjet ne zgjedhje duket se do te jete modeli qe ka zgjedhur Lulzim Basha te ndjeke per strukturat, tashme qe ka hyre ne mandatin e trete te opozites. Shkodra pritet me interes sepse pas zgjedhjeve per Kuvendin Kombetar ku dolen perfaqesuesit e rinj, fraksionet jane shtuar. Disa emra pritet te jene ne gare per postet drejtuese, mes te cilave gara me interesante do te jete ajo per kreun e deges lokale.

Oreksi eshte shtuar bashke me fraksionet, ku perballja me e forte do te jete mes kandidateve per kete post dhe atyre qe i qendrojne nga pas. Burimet thone se Voltana Ademi ka programuar emrin e saj qe do te mbeshtese per kete pozicion, ne krahun tjeter drejtuesi politik do te kete emrin e tij, por gares do ti bashkohen edhe te tjere emra qe duan te marrin kete post i cili pritet te thelloje perçarjen brenda deges lokale, e cila rrezikon te perjetoje nje nga krisjet me te medha ne historine e saj.

Qendrimi per nje tjeter 4 vjecar ne opozite ka shtuar pakenaqesite ndersa analiza e zgjedhjeve dhe shkaqet e humbjes ne 25 prill jo per te gjithe ka ardhur nga mazhoranca. Nje pjese e madhe e tyre ja faturojne perçarjes se brendshme dhe faktit qe nuk u punua sic duhet, prandaj edhe gara e re per kreun e PD ka fakte interesante, pasi do te vere perballe pikerisht keto qendrime e filozofi krejt ndryshe.

Ama ne duar gjithcka do te vijoje ta kete Lulzim Basha i cili do te jete ai qe do te vendose se kush do te jete ne fund pjese e gares dhe ke do te doje per kryetar. Urdheri i tij dhe komisionet qe ngre jane deshmia me e mire se si deri me tani demokratet jane perçare ne mes vetes, e me gjasa edhe kete here gjerat nuk do te ndryshojne pasi filozofia opozitare e Bashes mbetet ajo. /ShkodraNews

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here