Partia Demokratike, me anë të Oerd Bylykbashit, denoncoi se në zonat e prekura nga tërmeti është blerë vota e qytetarëve. Ai deklaori se vetëm dy ditë para zgjedhjeve janë shpërndarë 40 milionë euro.

“Media dhe organizata te shoqërisë civile kanë zbuluar dokumenta dhe të dhëna që provojnë se qeveria përdori dhjetëra miliona euro fonde publike për të blerë votën e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti.

Sipas këtyre fakteve Edi Rama, në bashkëpunim me të emëruarit e tij në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kavajës, Kamzës, Lezhës, Rrogozhinës, Vorës, Krujës, Laçit dhe Mirditës, ka shpërndarë 40 milionë euro edhe 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Gjatë dy muajve të fundit, bashkitë e kontrolluara 100% nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti me qëllim që të blejnë votën e familjeve të prekura.

Objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS1 u rivlerësuan si të kategorisë DS2 dhe objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS2 u rivlerësuan si objekte të kategorisë DS3. Gjatë 2 muajve të fundit Rama miratoi 20 VKM për të lejuar disbursimin e paligjshëm të këtyre shumave marramendëse në llogaritë e qytetarëve të targetuar nga makineria qeveritare e manipulimit të votës.

Gjatë muajit mars, bashkitë e kontrolluara nga Rama disbursuan në llogaritë e familjeve të këtyre zonave 14 milionë euro. 26 milionë euro të tjera u disbursuan në llogaritë e qytetarëve gjatë muajit prill.

Vetëm gjatë javës zgjedhore Bashkia e Durresit ndau 6 milionë euro për procesin e rindërtimit, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.”

Duke kujtuar se Kodi elektoral e ndalon qeverinë të përdorë fondet publike katër muajve para zgjedhjeve, Oerd Bylylbashi kërkon nga prokuroria të nisë hetim.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here