Peleshi: Na duhet mbështetja juaj për të bërë më shumë punë

0
13






Zgjidhja e problemeve të pronës dhe mbështetja për bujqësinë kanë qënë dy nga premtimet e mbajtura të PS në pushtet. Kështu është shprehur drejtuesi politik i qarkut të Korçës Niko Peleshi në takimin e zhvilluar me banorët e Goskovës. Peleshi ka kërkuar mbështetjen për një mandat të tretë si e vetmja forcë politike me vision dhe mundësi të qartë për të ecur përpara. Me nisjen e vaksinimit, theksoi Peleshi, Shqipëria u bë vendi i parë në rajon që ka filluar shërimin përfundimtar, ndërsa më tej u ndal tek premtimet dhe angazhimet për katër vjeçarin e ardhshëm që do të jetë gjithçka e fokusuar tek fshati dhe ferma.

“Punët e pronës në fshat janë drejt zgjidhjes përfundimtare. Nëse ka pasur ndonjë gangrenë më të madhe në Shqipëri ka qënë çështja e pronës. Sot që flasim ne marrim frymë lirisht. Marrim frymë lirisht se kemi filluar shërimin përfundimtar të kësaj sëmundjeje botërore. Kemi filluar vaksinimin, vaksinimin masiv në të gjithë Shqipërinë. Edhe këtu jemi të parët nga të gjithë vendet në rajon dhe më mirë se vendet e zhvilluara që ende nuk e kanë zgjidhur problemin e vaksinimit.

Është hapur në datën 24 skema e subvencioneve për fshatin, aplikime në blegtori, bujqësi, agroturizëm. Skema e mbështetjes së naftës, shumë kanë aplikuar. Ishte një premtim i mbajtur ose një kërkesë e vazhdueshme në fshat. Kemi hequr prej dy vitesh TVSH e imputeve bujqësore për më pak shpenzime për fermerët. Ne nuk mashtrojmë dot, ne jemi sot në punë dhe do të jemi dhe nesër. Doganat nuk i mbyll dot se nuk të le Europa pasi ke marrëveshje me Europën për tregëtinë e lirë. Na duhet mbështetja juaj për të bërë më shumë punë. Votoni numrin 12 në listë, Partinë Socialiste, kjo është kryesorja. Pastaj ne kemi një listë kandidatësh. Unë jam në listë kam numrin 6 në listë”, theksoi Peleshi

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here