Për ju që e humbët, Manjola Nallbani i “qëndisi” fjalët që menduam të gjithë për Markeljan Kapedanin

Jehona e pikëve në “Kënga Magjike” vijon e duket se do vijojë gjatë këtë edicion sepse ndryshe nga herët e tjera, vlerësimit të artistëve për njëri-tjetrin iu shtua edhe ai i jurisë që përbëhej nga 5 anëtarë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Kozeta Kurti dhe Markelian Kapidani. Ky i fundit është vendosur në qendër të kritikave pasi vlerësoi me 0 pikë disa konkurentë, mes të cilëve Era Rusin, Semi Jaupajn, Marjona Metohun, Krusitën, Erik Lloshin, Orgesa Zaimin etj.

Vlerësimi i tij me 0 pikë i këtyre këngëtareve, ka prekur edhe këngëtaren e mirënjohur Manjola Nallbani e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, shkroi se ndoqi me vëmendje “post Këngën Magjike”, pasi ishte kurioze të dëgjonte se si do i argumentonte ai vlerësimet me 0 pikë. Mirëpo, shton se ky kompozitor nuk tha asnjë argument profesional, por vetëm disa fjali përçmuese ku përmendej buka me qofte apo ushqime të tjera, ndërkohë që shprehej se kishte mbaruar Akademinë e Arteve.

Më tej, Manjola e ironizon, duke i thënë se “mirë bën pasi ke interpretuar me ata të mëdhenjtë fare, ata me brirë, ndaj këto këngë që dëgjon në Shqipëri nuk janë në lartësinë e qumështit të dallëndyshes që pret të bjerë nga qielli”, duke e mbyllur me fjalët “Për fat ky vend ka artistë të shkëlqyer brenda e jashtë që atë lapsin e kanë përdorur për të shkruar nota të bukura muzikore e jo për të vënë nota jo- kaluese, denigruese në regjistër!

Postimi i plotë:

Une nuk preferoj pergjithesisht te bej komente  per askend neper rrjete sociale dhe  perpiqem ti respektoj njerezit! Po ka ndonje rast kur dhe une si artiste qe kam dale qe 15 vjec ne skene ca te verteta duhet ti them sic i ndjej! Ndoqa sot me vemendje post Kengen Magjike. Me erdhi sinqerisht keq po jo cudi kur degjova disa nga interpretueset me te mira te KM si @era_rusi_official @orgesazaimi  @xhesikapoloo etj qe ishin vleresuar jo me 1 as me 2 po me 0 pike nga Markelian Kapedani. Per shume nga ju qe nuk e dini, eshte kompozitor. ( edhe pse une akoma asnje kenge nuk i di , kenduar jo e jo).Isha kurioze te degjoja si do e argumentonte 0 pikeshin por nuk tha asnje argument profesional pervec disa fjalive percmuese ku dominonte buka me qofte, dhe ca ushqime te tjera si variacione mbi te njejten teme ( i themi ne muzike)Tha qe ka luajtur jazz, rock dhe ka mbaruar Akademine e Arteve! Akademine e ka mbaruar dhe Ardit  Gjebrea ( meqe jemi te KM) po me nje ndryshim te madh! Arditit i dhemb cdo 0 pikesh i dhene pa te drejte dhe kete e kam pare vete kur kam qene anetare jurie e KM.  Sepse ai eshte nga ata krijues qe ka kompozuar kenge te pavdekshme dhe eshte vete kengetar po mbi te gjitha e di sa fyhet nje artist i vertete kur shpirti i tij shumezohet me 0!Ne jetuam ne Shqiperi – kompozitore, poete, kengetare dhe beme art me shume sakrifica ne kete vend qe e deshem cdo moment te ekzistences tone me te mirat dhe te keqiat e situatave qe i kemi jetuar jo pse nuk vlenim me shume po keshtu zgjodhem! Po ti mire e ben sa kohe qe nuk je as i pari e as i fundit qe te duket se kush vjen nga jasht ( uaaaaa atje lart ne qiell mbi re)e paske interpretuar  me ata te “medhenjte fare uaaaaa ata me brire” keto kenge qe degjon ketu e keta artiste nuk jane ne lartesine e qumeshtit te dallendyshes qe pret te bjere nga qielli! Po nderkohe qe ti ve nota keta artiste pavaresisht 0 te tua krijuan emocione njerezore qe nuk do harrohen kurre dhe bejne ate muziken e arte Shqiptare qe mbetet! Per fat ky vend ka artiste te shkelqyer brenda e jashte qe ate lapsin e kane perdorur per te shkruar nota te bukura muzikore e jo per te vene nota jo- kaluese, denigruese ne regjister!

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *