Dje ka startuar “Defender Europe 2021”, stërvitja më e madhe e NATO-s në Ballkan, e cila konsiderohet si një nga më të mëdhatë në Europë që nga viti 1995.

Sot, ambasada amerikane në Tiranë, thotë se në Shqipëri pritet të mbërrijnë gjatë kësaj jave edhe më shumë ushtarë amerikanë.

“Më shumë ushtarë amerikanë po mbërrijnë në Shqipëri këtë javë për nisjen e #DefenderEurope 21, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor që përfshin 26 vende pjesëmarrëse.

Gjatë stërvitjes ushtarët do trajnohen së bashku në të gjithë Shqipërinë dhe Evropën për të kryer operacione të ndryshme, duke filluar nga luftimet e simuluara e deri te ndihma humanitare”.

Sipas ambasadës, “ky ushtrim do ndihmojë forcat e SHBA, të Shqipërisë dhe të tjerat për të shfaqur aftësitë e tyre për të parandaluar konfliktet dhe për të mbajtur kombet tona të sigurta. #KrahperKrah #ëeareNATO”.

ushtare amerikane 1ushtare amerikane2


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here