Përgjatë ditëve të fundit në media ka bërë bujë sherri i Xhensila Peres dhe gazetarit Ronaldo Sharka. Ronaldo e pyeti Xhensilën rreth komenteve që qarkullojnë në rrjet, teksa i tha “Ty të quajnë imorale”. Kjo nuk u prit aspak mirë nga Xhensila, e cila i tha: “Opinioni publik thotë që ti je gej. E vërtetë është?”.




“Je e para që nuk duhet ta bësh këtë pyetje dhe mbi të gjitha në vitin 2021. Jo shpirt nuk jam gej, jam shumë i lumtur që jam straight”, u përgjigj ai, por nuk e ka lënë me kaq. Së fundmi, në emisionin “EXPULS”, Ronaldo ka prezantuar për herë të parë “të dashurin”.

“Meqë vajza na akuzoi për gej, unë sot për herë të parë publikisht kam vendosur që në këtë studio të sjell të dashurin tim”, tha ai.



Pas fjalëve të tij, në studio hyri një vajzë, e cila kërceu me Ronaldën. Dyshja u puthën në buzë, si për t’iu provuar të gjithëve që gazetari nuk është gej. “Nuk e ha qeni luanin”, thanë ata me një zë.



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here