Përfaqësuesja e Francës në “Eurovision” flet me superlativa për Anxhelën: “Ajo është e çmendur në skenë!”

Përfaqësuesja e Francës këtë vit në “Eurovision” u vlerësua si një nga më të mirat dhe kënga e saj mori komente të shumta pozitive. Barbara Pravi me këngën “Voila” u krahasua madje edhe me këngëtaren legjendare Edith Piaf, teksa u rendit e dyta në festivalin europian. Ditën e sotme artistja franceze ka folur për herë të parë për një televizion shqiptar. Ajo ka realizuar një lidhje me Skype me emisionin “Abc e Pasdites”, ku foli ndër të tjera për dy shqiptarët Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears. Këtë të fundit ajo e veçoi si një nga më të mirët, duke thënë se e kuptonte shumë mirë tekstin, sepse kënga ishte në frëngjisht.

Me superlativa, Barbara foli edhe për performancën e Anxhelës, duke thënë se i ka pëlqyer shumë. “Të çmendur” e quajti ajo për performancën që dhuroi në skenë, duke shprehur kështu vlerësimin maksimal për Anxhelën.

 “Unë e takova Anxhelën gjatë provave. I fola dhe i thashë që më pëlqen shumë performanca e saj, sidomos tek pjesa e tymit që e rrethonte. Ajo është e çmendur, e çmendur në performancën në skenë.  Gjoni para Eurovizionit kishte ardhur në Paris dhe u takuam në studion time. Më pëlqen shumë ai djalë”, tha Barbara.

Në fund, Barbara u shpreh se çdo gjë rreth pjesëmarrjes në “Eurovision” duhet përjetuar si festë, pa menduar renditjen, teksa shtoi se ajo ka fituar shumë nga “Eurovisioni”, duke përmendur dashurinë e madhe të fansave.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *