Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me kryetarët e degëve.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha i ka kërkuar mosnjohje të zgjedhjeve sepse ka qenë një proces me shumë problematika.

Ai gjithashtu i ka porositur krerët e degëve të evidentojnë  nëpërmjet komunikimit me strukturat cdo parregullsi që ka patur. Porosia e fundit sipas burimeve është që kryetarët e degëve duhet të mbanjnë të karikuara strukturat.

“Burimë nga mbledhja kanë qenë dhe njohja apo jo e zgjedhjeve. Gjithashtu është analizuar nëse kandidatët kanë siguruar vetëm vota për vete apo dhe për partinë. PD po punon për mbledhjen e një dosjeje me prova për të treguar shkeljet në 25 prill. Më herët Basha është takuar dhe me ambasadoren Gacek. Mësohet se e ka njohur atë me gjetjet e PD-së mbi parregullsitë në 25 prill.

Ata do vazhdojnë të mbledhin prova deri sa të hartojnë dosjen përfundimtare me të gjitha procvat e shkeljeve të 25 prillit dhe më pas ta dorëzojnë në institucionet e drejtësisë”, raportoi Lusi Përgjegji nga selia blu.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here