Përfunduan bashkëpunimin papritur, Megi Pojani flet për herë të parë për Dalina Buzin

Megi Pojani është një nga vajzat më të komentuara në showbizin shqiptar. Përveçse ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me postimet e saj në Instagram, ajo mori shumë famë pas pjesëmarrjes në “Hostel by Anabel” nga Dalina Buzi ku edhe nisi karrierën si aktore. Megjithëse çdo gjë dukej se po shkonte për mrekulli me serialin, bashkëpunimi mes dyshes u ndërpre papritur.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC për të folur për serialin H.O.T, Megi Pojani është pyetur se cili është personi i parë që e ka ndihmuar atë në fillimet e saj në Tiranë. Ajo nuk ka nguruar të përgjgijet dhe ka përmendur emrin e Dalina Buzit, që ndoshta publiku nuk e priste.

“Unë mendoj që kam patur fatin të kem disa njerëz që më kanë ndihmuar, që janë hot (humans of Tirana). Nuk dua që t’i ngelet hatri ndonjë tjetri që mendon se mbase më ka ndihmuar. Mendoj që njeri pa ja hequr meritat që më ka ndihmuar dhe kemi punuar bashkë ka qenë Dalina Buzi”, është shprehur me mirënjohje Megi Pojani.

Kujtojmë se H.O.T nga Ermal Mamaqi do të jetë gati në tetor, i cili nuk do të jepet në kinema, por do të transmetohet në një nga televizionet shqiptare. /News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *