Të gjithë meshkujt që kanë probleme me ereksionin duhet të mbajnë një dietë me ushqime të caktuara për të pasur një performancë perfekte në shtrat dhe aq më tepër ditën e Shën Valentinit që edhe pse të gjithë thonë se është një ditë e zakonshme, në të vërtetë është krejt e kundërta, pasi edhe pse thuhet kështu të gjithë i kushtojnë orë të tëra për të dukur sa më perfekt. Është e rëndësishme të dini se nuk është domosdoshmërishtë e nevojshme që të shkoni në farmaci për të blerë Viagra, pasi ekzistojnë disa ushqime që mund të ndihmojnë. Sipas shkencëtarëve lëngu i shalqirit është një ‘viagra natyrale’, pasi përmban aminoacide të cilat ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu vitamina C.
Më poshtë po ju tregojmë dy receta të thjeshta me bazë shalqiri të cilat do t’u vijnë në ndihmë.
Receta 1
Përbërësit: ¼ shalqi, 1 limon, 1 shegë.
Përgatitja: Futini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini mirë. Lëngun futeni në një shishe dhe ruajeni në frigorifer.
Si ta konsumoni: Çdo mëngjes pini çerek gote me këtë lëng me stomakun bosh. Ju mjaftojnë dy ditë. Ky lëng i shëndetshëm dhe natyror do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në organin seksual dhe performancën në shtrat, ndërsa vlen të theksohet se nuk ka asnjë efekt anësor.
Receta 2
Përbërësit: ½ shalqi, 10-12 luleshtrydhe, ½ limon.
Përgatitja: Fusni në blender shalqirin dhe përziejeni derisa të bëhet lëng. Shtoni limonin dhe luleshtrydhet. Përziejini mirë. Futeni lëngun në një shishe dhe ruajeni në frigorifer.
Konsumimi: Është i njëjtë me pijen e parë. Çdo mëngjes pini çerek gote me këtë lëng me stomakun bosh.