Categories: Uncategorized

Përgjaket gruaja në Tiranë dhe rrëzohet nga dhuna! Përdorën maskat e koronës për tu fshehur ndërkohë që i këputën.


TIRANË – Grabitësit po përdorin maskat anti-covid për të vjedhur. Një grua e moshës 43 vjeç u sulmua nga dy të rinj që kishin në fytyrë maskën tipike kundër infeksionit teksa ajo ishte duke u kthyer për në banesë.

Ngjarja raportohet sipas burimeve shumë të sigurta të gazetës Si të ketë ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Ali Kelmendi”.

Sipas rrëfimit të gruas që u sulmua, ajo e pati të pamundur të identifikonte grabitësit që i ndërprenë rrugën dhe i këputën nga qafa varësen e floririt.

Çështja u ekzaminua nga policët e komisariatit numër 6, sipas kallëzimit të D. Z., një rrobaqepëse që u gjend e vetme përballë dy djemve që asaj iu dukën të kujdesshëm nga covidi, por në realitet maskën anticovid e kishin vendosur në fytyrë për të mos u identifikuar.

Gruaja u kthye nga puna në orën 21.00, në dorë mbante çelësat e shtëpisë, në dorën tjetër kishte qesen e ushqimeve dhe e vetmja gjë e shtrenjtë për të ishte një varesë floriri me vlerë 20 mijë lekë të reja.

D. Z dëshmon se si u shty, se si ia këputën varësen dhe se si u rrëzua përtokë e gjakosur.

“Poshtë pallatit ishin dy djem të rinj, me maska covidi në fytyrë. Njëri prej tyre mbase ishte tek të 30-at. U vërsulën dhe direkt, njëri prej tyre më kapi nga dora dhe kërkoi të më tërheqë, tjetri më këputi varësen. U rrëzova dhe humba ndjenjat nga përdorimi i forcës”.

Gruaja e dhunuar

Gruaja e grabitur tregon se më pas është çuar dhe i është afruar lokalit më të afërt ku dhe ka kërkuar ndihmë. “Në pasqyrë pashë që isha e gjakosur dhe që po më rridhte gjak nga qafa. Pronari i lokalit njoftoi policinë”.

Siç bën me dije policia për gazetën Si, pasi është marrë dëshmia e 43-vjeçares, ajo është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë. “Ngjarja ka ndodhur në vend të pandriçuar dhe aty nuk ka kamera sigurie, deklaron policia që pavarësisht se ka tentuar të marrë dëshmi të banorëve, nuk ka gjetur asnjërin prej tyre që do të mund të identifikonte grabitësit e maskuar me maskë covidi”.

Marrë nga:GazetaSi

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

2 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

2 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

2 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

2 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

2 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

2 days ago