Përgjimet e plota! Nga spitali në burg e gjykatë, zbardhet biseda e vëllait të të dënuarit: Ky avokati bir *****, i pa që po na filmonin dhe e ndoqi – Dosja AL

0
19










Në dinamikën e zhvillimit të hetimeve ka rezultuar se gjatë komunikimeve telefonike të shtetasit R. H., ky i fundit ka kontakte telefonike me përdoruesin e numrit celular xxx141, i cili thirrej me emrin “Gazi” (i identifikuar si shtetasi Gazmir Nezaj).

Featured image of article: Përgjimet e plota! Nga spitali në burg e gjykatë, zbardhet biseda e vëllait të të dënuarit: Ky avokati bir *****, i pa që po na filmonin dhe e ndoqi
Enkelejda Hoxha

13 Shkurt, 2021 17:05

Përgjimet për të dokumentuar ryshfetin që kalonte sa në një dorë në tjetrën, për të liruar me kusht të dënuarit, nxorën në sipërfaqe korrupsionin në spitale, në burgje, kudo ku kërkohej një shërbim. Me pak fjalë, kushdo që kërkonte kryerjen e një shërbimi të caktuar, duhej të paguante. Këtë mund ta ketë provuar secili nga ne dhe e kemi komentuar e “pranuar” si zgjidhje për çdo “hall”. Por kur SPAK-u zbuloi me zë e figurë se si korruptohen gjyqtarë, sekretare gjykatash, avokatë, mjekë ligjorë, madje edhe shefi i Kardiokirurgjisë në QSUT, përmasat e korrupsionit bëhen më të mëdha.

Në dosjen e plotë prej afro 100 faqesh, të Prokurorisë së Posaçme, të siguruar nga gazeta “Panorama”, zbardhen bisedat e përgjuara mes të afërmve të të dënuarve, me kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, avokatin, infermieren e QSUT-së, etj., që si emërues të përbashkët kanë ryshfetin.

Në dosje janë bashkëngjitur edhe fotografitë e përftuara gjatë vëzhgimeve ambientale, ku shfaqet bashkë gjyqtarja Enkeleida Hoxha me avokatin Aldo Tabaku, si dhe kryesekretarja Manuela Mallkuçi e personazhe të tjerë të përfshirë në këtë aferë të madhe korrupsioni. Më poshtë përgjimet e kryera nga SPAK-u me autorizimin e Gjykatës së Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, që morën shkas nga një rast i trafikimit të lëndëve narkotike.

Në dinamikën e zhvillimit të hetimeve ka rezultuar se gjatë komunikimeve telefonike të shtetasit R. H., ky i fundit ka kontakte telefonike me përdoruesin e numrit celular xxx141, i cili thirrej me emrin “Gazi” (i identifikuar si shtetasi Gazmir Nezaj).

Nga komunikimet mes këtyre dy shtetasve kanë dalë të dhëna për dyshime të një rasti për korrupsion në drejtësi. Konkretisht, shtetasi Gazmir Nezaj ka bërë takime dhe interesohej për të liruar nga burgu vëllanë e tij, shtetasin Gentjan Nezaj.

Më datë 09.06.2020, shtetasi Gazmir Nezaj ka komunikuar në telefon me një shtetase, përdoruese e numrit celular xxx872. Sipas analizës së përmbajtjes së komunikimit, kjo shtetase punonte në Gjykatën e Krujës, ku e kishte lënë për t’u takuar me të rreth orës 11:00 të datës 10.06.2020, në Krujë (e identifikuar si Manuela Mallkuçi, me detyrë kryesekretarë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë).

BISEDA MES KRYESEKRETARES MANUELA MALLKUÇI DHE GAZMIR NEZAJT

Manuela Mallkuçi: Të prita sot unë ty.
Gazmir Nezaj: Po erdha unë aty, po ishte një burrë tjetër. A të tregoi ai?
Manuela Mallkuçi: Jo. S’më tha gjë.
Gazmir Nezaj: Erdha unë aty. Bile ishte…një burrë me “Mercedez”, me një fuoristradë, e
kishte te dera aty. Edhe e pyeta edhe atë. Edhe më tha ka dalë se kishte pak punë. Edhe ishte një burrë tjetër aty. Edhe nesër do të vij pak, se uvonova pak unë, se kishte trafik për të dalë nga Tirana.

Manuela Mallkuçi: Po pra po.
Gazmir Nezaj: Edhe erdha aty, edhe shkova piva kafe te një çupë aty afër.
Manuela Mallkuçi: Shumë mirë.
Gazmir Nezaj: Po nesër ndoshta vij prapë. Po në çfarë ore të vij?
Manuela Mallkuçi: Sikur të vish pak nesër në mëngjes.
Gazmir Nezaj: Unë do të mundohem që po, por mund të vij edhe kur të lësh punën ti, nuk është problem. Vij një porosi aty edhe…
Manuela Mallkuçi: Po kur, kur? Nesër deri nga ora 11 të paktën?
Gazmir Nezaj: Ok, unë po vij para orës 11.
Manuela Mallkuçi: Ose 10 më mirë.
Gazmir Nezaj: Më mirë. Vij unë nesër aty para orës 10.
Manuela Mallkuçi: Ee të lutem se do lëviz.
Gazmir Nezaj: Ok, po. Të rujt Zoti edhe faleminderit!
Më datë 16.06.2020, ora 14:40, përdoruesi i numrit xxx786 që i përket Isuf Tanuzit, komunikon me numrin xxx504 që i përket Aldo Tabakut, ku nga përgjimi është përftuar biseda me këtë përmbajtje:
Isuf Tanuzi: O Aldo, si të kam mor?
Aldo Tabaku:Hiç mo, mirë, mirë. Ça bërë ti?
Isuf Tanuzi: Isuf Tanuzi jam.
Aldo Tabaku: E di more, e di se e kam regjistruar. Mirë nga shtëpia? Vetë?
Isuf Tanuzi: Ça bëhet ndonjë gjë për atë mikun tim?
Aldo Tabaku: Tashti i fillon gjyqi. Pa merak thuaji.
Isuf Tanuzi: Kur i fillon Aldo?
Aldo Tabaku: Javën tjetër.
Isuf Tanuzi: Javën tjetër? A të duhet ndonjë letër, ndonjë gjë me ta pru?
Aldo Tabaku: Jo, për momentin jo. Të them vetë.
Isuf Tanuzi: Ok, byrazer. Flm!
Aldo Tabaku: Hajde se nihna. Siç rezulton edhe nga këqyrja e bërë në faqen e
internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, data e seancës gjyqësore në lidhje me shqyrtimin e kërkesës së të dënuarit Gentian Nezaj ishte caktuar më 25.06.2020. Menjëherë pas telefonatës së bërë me Aldo Tabakun, më datë 16.06.2020, ora 14:41, Isuf Tanuzi, përdorues i numrit xxx786, komunikon me përdoruesin e numrit xxx141, shtetasin Gazmir Nezaj, të cilin e informon në lidhje me bisedën me Aldon.

Biseda ka këtë përmbajtje:
Gazmir Nezaj: Alo!
Isuf Tanuzi: O Gazo!
Gazmir Nezaj: Hë lal?
Isuf Tanuzi: Fola me Aldon unë.
Gazmir Nezaj: Po.
Isuf Tanuzi: Javën tjetër e ka gjyqin.
Gazmir Nezaj: Eee.
Isuf Tanuzi: Edhe për çdo gjë tha, ça letre më duhet, do të njoftoj vetë tha, rri pa merak, se unë merrem me këtë punë. Aman i thashë, mos ma len pas dore.
Gazmir Nezaj: Eee.
Isuf Tanuzi: Erdha në Krujë apostafat.
Gazmir Nezaj: Po, faleminderit!
Isuf Tanuzi: Me Mondin jam.
Gazmir Nezaj: Eee, ani pra. Me atë shokun tënd?
Isuf Tanuzi: Po.
Gazmir Nezaj: Po nëse më del koha me ardh andej, ndoshta pimë kafe edhe takohem Isuf…

Isuf Tanuzi: Janë akoma letrat tamam, edhe më tha javën tjetër të njoftoj unë. Rri pa merak, më ka thënë ai. I thashë po hajde ka i herë …
Gazmir Nezaj: Aaa ok ani, nuk prish punë.

Më datë 19.06.2020, ora 12:57, shtetasi R. H., komunikon me shtetasin Gazmir Nezaj, nga ku përftohet kjo bisedë:

R.H.: Hë! Ça u bë? Ça u tha?
Gazmir Nezaj: Hiç mo, ata se ai… se vëllai im është gomar shoku, për kështu budallallëqesh. Ça kishte hi ai, kishte fol për aty. Do të kryej punë unë me këtë edhe do të kryej punë me atë, e ke parasysh? Edhe i tha ai ta shtyjmë gjyqin edhe duhet me ndrru krejt katin, duhet me ik prej aty tha se… se ju ka vue në shpinë Shiki.
R. H.: Ç’thua more?! Gazmir Nezaj: Po shoku.
R. H.: Po ç’është ky? Fëmijë është ky që bën këto muhabete ky?
Dosja e plotë e Prokurorisë së Posaçme, pazaret për të liruar të dënuarit

NGA SPITALI, NË BURG E GJYKATË, PËRGJIMET E SPAK ZBULOJNË KORRUPSIONIN E THELLË

Bisedat telefonike e vëzhgimet ambientale fundosën gjyqtaren Enkeleida Hoxha. Pazaret bëheshin nga avokati Tabaku dhe sekretarja Mallkuçi

Gazmir Nezaj: S’di ça me të thënë, edhe na ka rrimë aty në kambë, një grue me maskë u afrue me telefon. Po ky avokati, biri kurvës, aty jashtë edhe i tha, pse je ka me filmo? Jo tha ajo, kam hallet e mia, edhe ju vu ky mbrapa në këmbë, duke bërë sprint. Edhe duke e ndjek se ka po shko, edhe nga Gjykata iku me makinë në Krujë. Edhe iku poshtë, edhe e shtynë gjyqin.
R. H.: Tani çfarë do bëhet?
Gazmir Nezaj: Do të bëhet gjyqi, po do të shtyhet se nuk pranoi ajo gjoja me u bë gjyqi. Po prapë e merr kjo, po po them që… a je ka më kupto. Të hënën tjetër… edhe ka krye punë… Këto janë budallallëqe.
R. H.: …
Gazmir Nezaj: Gjithçka që u bë, … me rregulla ai fliste budallallëqe kot, i bën mullar kot, pa dit gjë. Ça do ti ndonjë gjë tjetër?

Kjo bisedë paraqet shumë interes për disa arsye. Evidentohet fakti se më datën 19.06.2020 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë është zhvilluar një seancë gjyqësore lidhur me kërkesën e bërë ndaj Gentjan Nezajt, për lirim para kohe me kusht të tij. Fakt është se duke u nisur nga zhvillimet është autorizuar kryerja e përgjimit në vende publike dhe për këtë qëllim forcat operacionale janë dërguar me shërbim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Gjatë kryerjes së përgjimit në vende publike, shtetasi Aldo Tabaku ka konstatuar një nga pjesëtarët e grupit të vëzhgimit dhe ka dyshuar se ajo po përgjonte. Madje, ai ka debatuar me të dhe më tej është vënë në ndjekje të saj dhe makinës së
vëzhgimit, me të cilën është larguar. Në këto zhvillime, të frikësuar, kjo seancë shtyhet. Në bisedë, Gazi konfirmon se “…do të bëhet gjyqi, po do të shtyhet se nuk pranoi ajo gjoja me u bë gjyqi edhe të hënën edhe një herë, po prapë e merr kjo…”. Pra, del qartë se sipas Gazit, gjyqi u shty pasi nuk pranoi ajo të bëhej, duke pasur parasysh gjyqtaren. Nga ana tjetër, Gazi është në gjendje të parashikojë se pasi të bënin sërish kërkesën, ajo do ta merrte sërish. Siç pasqyrohet edhe më poshtë, më 23.06.2020 (ditë e hënë) Gjykata ka vendosur të shpallë të papranueshme kërkesën e të dënuarit Gentjan Nezaj.
Më 19.06.2020 (datën e seancës), ora 22:31, shtetasi i identifikuar R. H., komunikon me shtetasin

Gazmir Nezaj, nga ku është përftuar kjo bisedë:
R. H.: Po Geni mirë, a ke fol?
Gazi: Jo. Sot isha atje unë, e pashë mo veç e pash se kishte gjyqin.

R.H: He ça thotë, ç’u bo?
Gazi: Për shërbimin e provës mo ke kupto me arrest shpije kshu e
R.H: Hë…
Gazi: E kanë shty për t’hënën tash.
R. H.: Hajt a janë fjalë të mira a ça?
Gazi: Of, fjalë këna boll, po inshallah s’ka prish, ju kanë lëshu asaj gjykatëses. Inshallah po mbarojmë punë, po po e zbaton ligjin a jo kjo, se këna kët Hoxha, ça osht kjo?
R. H.: Inshallah, inshallah. Mirë, mirë.
Gazi: Kjo n’Krujë, ta shohim ça po bohet javën tjetër, kismet Zotit. Ai jo se ka dalë krejt, po t’paktën arrest shtëpie, a kupto?
R.H: Po, po, jo mo ndryshe o burrë.
Gazi: Më ndryshe, ça thu ti. Kalo kohën qaty me babin me mamin e mirë boll.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 22.06.2020, ora 09:40, shtetasi Isuf Tanuzi, komunikon me përdoruesin e numrit xxx që i përket shtetasit të identifikuar me emrin “Ali”. Nga përgjimi është përftuar biseda me përmbajtje si më poshtë:

Aliu: Urno!
Isufi: O Ali! Sufa jam Sufa.
Aliu: Hë Sufe?
Isufi: Hë se ka ardhë ai Shaban Neza, bashkë me atë djalin e tij te lokali. Pash Zotin se jam me këta italianët. A mund të shkosh një çik?
Aliu: Hajde se erdha Sufe, erdha.
Isufi:Jam te lokali ku pimë atë ditë, ku rri Aldo.
Aliu: E mire, hë se erdha.
Isufi: Rrofsh. Shko një çik se janë aty te dy.

Në përfundim të shqyrtimit të seancave gjyqësore më datë 01.02.2021 subjekti Bledar Petani ka shkuar në Krujë për të mësuar lidhur me përfundimin dhe dhënien e vendimit për vëllanë e tij, Sajmir Petani. Ai ka mësuar nga ana e avokatit të tij Aldo Tabaku (e
konfirmuar nga ana e tij në telefon gjatë bisedës që ai ka bërë me motrën e tij), ku i ka thënë se përfundimisht “… Ajo i kishte ulur 6 muaj nga dënimi dhe tani ka mbetur edhe rreth një muaj burg për të bërë, por unë i thashë që lekët do të na i kthesh mbrapsht pasi e kishim lënë që ai do të lirohej…”, dhe motra që i ka thënë “… mirë ia ke thënë se janë lekë të marra borxh ato dhe ne e kishim lënë që ai do të lirohej nga burgu…”. Pastaj
Bledari i ka thënë motrës që “të enjten e kam lënë për të shkuar dhe për të marrë lekët” (mendohet që Bledari ka përdorur rrjetet sociale për t’u lidhur dhe për të
biseduar me avokatin Aldo Tabaku).

Më poshtë po japim disa prej telefonatave të kryera mes subjekteve të vëna në përgjim: më datë 03/09/ 2020, ora 09:50 minuta, numri i telefonit celular xxx143, që përdoret nga shtetasi Bledar Petani, komunikon me numrin e telefonit celular xxx500, me përmbajtje si më poshtë:
SMS text: AA664ZV
Më datë 16/09/2020, ora 20:08, numri i telefonit celular xxx100, që përdoret nga Altin
Skëndaj, komunikon me numrin e telefonit celular 06981xxx143, që i përket një personi të identifikuar si Bledar Petani.

Me përmbajtje si më poshtë:
Altin Skëndaj: Ça po bën ti, po bën darkën.
Bledar Petani: Jo hiç, ja rri shikoj televizor, ça
darke po bëj aman tani unë, s’e kam mend fare, aman jam her…
Altin Skëndaj: Fole me…
Bledar Petani: Po fola, fola dhe mërzit dhe ai atje aman, aman dhe unë luftë me këta këtej, tashi nuk e di se ça do bëjmë, ato kërkesat i hodhi ai, ai atje.
Altin Skëndaj: Ehe.
Bledar Petani: E kështu që po pres deri nesër unë, se nuk e di e kap dot t’martën ai apo jo, po ashtu do pres deri nesër, pastaj nga pasditja, a nga darka, nga pasditja do ta marr n’telefon, mase e takoj pastaj.
Altin Skëndaj: Po ça do t’thotë njëherë, mos ik ta takosh kot pa lidhje, e kupton.
Bledar Petani: Po thjesht të dimë o burrë, ça kanë dalë ato shortet apo jo.
Altin Skëndaj: Po thotë vetë ai, në qoftë se kanë dalë gjë tutje tu, do të thotë vetë ai, më kupton, do t’thotë vetë ai.

Bledar Petani: E mirë, okej, okej.

Altin Skëndaj: Do t’thotë atë, t’thotë edhe datën.
Bledar Petani: Okej, mirë e ke ti, më mirë mos i bëhemi kështu se…
Altin Skëndaj: E kupton, jo do t’marrë vetë që ka dalë, do t’lejë dhe datën, e ke parasysh.
Bledar Petani: E kuptova.
Altin Skëndaj: Jo ti merre për të qen kështu domethënë, ça u bë tutje tu domethënë, ngacmoje pak.
Bledar Petani: Po pra po. Altin Skëndaj: S’ke nevojë që të vesh kot pa
lidhje se e ke parasysh se atë që do të thotë ai dy minuta atje, do ta thotë edhe atje po të vesh, më kupton?
Bledar Petani: Po.
Altin Skëndaj: Vetëm po të ketë ndonjë gjë konkrete.
Bledar Petani: Vetëm po m’tha vetë hajde më tako pra.
Altin Skëndaj: Epo t’ketë gjë konkrete, domethënë e ke parasysh që…
Bledar Petani: Eee, e qartë, qartë.
Altin Skëndaj: Se po doli, lënë edhe datën ata do të ai filan datë përgatitu, ke ato, do t’i vesh dy ditë para për shembull, a një ditë, dy ditë para t’i
çosh, të çohen ato.
Bledar Petani: E marr vesh, me këtë jam më i qetë unë o vëlla, po me këta të tjerët këtej po më stresojnë shumë, dje bëra prapë një takim. Më shumë po më stresojnë këta mua, u bë kohë e gjatë, po më stresojnë shumë.
Altin Skëndaj: Po janë palaço, gënjejnë të gjithë o Bledo, i pashë që të gjithë gënjejnë. E di, e di, sa kam kaluar unë, kam takuar mbi gjashtëdhjetë veta, e ke parasysh, ja fut njëri pordhëskëtej, ja fut tjetri andej. Të gjithë në ajër, komplet avadan, pa lidhje fare, e ke parasysh, pa kokrrën e lidhjes.

Bledar Petani: E qartë, e qartë, ça do bësh, hajde mase ashtu, mase, ku di gjë unë. T’shikojmë ça do të zgjidh, t’shohim.
Altin Skëndaj: Aty i kemi shpresat vëlla, ai po e bëri, vetëm ai e bën aty.
Bledar Petani: Po pra.
Altin Skëndaj: Më kupton, vetën aty i kemi shpresat, domethënë, qysh ramë dakord e t’gjitha. Unë them që do t’i bëjë se s’ka dhe, s’ka dhe klientë të tjerë au, e ke parasysh. Ka po, janë dobët t’gjithë, e ke parasysh, ja futin pordhës.
Bledar Petani: E marr vesh, e marr vesh.
Altin Skëndaj: Më kupton që do s’do, do ta
bëjë ai, ngado që ta kthejë.
Bledar Petani: E qartë.
Altin Skëndaj: Do Zoti të na bie atje ku duam edhe, ajo është kryesorja. Por ma do mendja se nga fundi i muajit do të bëjë diçka.
Bledar Petani: Po shpresojmë, shpresojmë.
Altin Skëndaj: Qysh na tha tani e qysh të tha, domethënë që çdo gjë në rregull, andej-këtej, kam
folur, janë okej.
Bledar Petani: Po pra po, ja të shikojmë, të shikojmë, ça do na ashtu.
Altin Skëndaj: Mos e vrit mendjen, mos e vrit mendjen.

Në këtë bisedë del e qartë se dy bashkëbiseduesit komunikojnë në lidhje me gjykimin e kërkesës së shetasit Saimir Petani. Në bisedë ata janë të interesuar që kërkesa t’i bjerë asaj që ata duan si dhe se janë gati të bëjnë pagesat.

Më datë 19.09.2020, ora 09:52, numri i telefonit
xxx143, që mendohet se i përket shtetasit Bledar Petani, komunikon me numrin e telefonit xxx100, që i përket shtetasit të identifikuar Altin Skëndaj. Me përmbajtje si më poshtë:

Bledar Petani: Dje më pyeti për ty Sajmo, ke fol, s’ke fol. Gati përditë i thash kam fol.

Altin Skëndaj: Eee, po dje fola me atë unë, i mora pak andej.
Bledar Petani: E mora vesh, e kuptova, mirë, okej, okej.
Altin Skëndaj: Kështu. Ndonjë gjë të re?
Bledar Petani: Asnjë gjë, ja presim, presim. Pashë dje ato të shortit, i pashë vetë te kjo faqja e asaj dhe nuk kishte dalë gjë.
Altin Skëndaj: Harroje se ta tregon ajo, harroje
atë muhabet.
Bledar Petani: E kuptova.
Altin Skëndaj: Duhet që të lidhesh me ata vetë.
Bledar Petani: Eee, gjithsesi duhet që të kishte dalë aty ndonjë gjë, po ndoshta nuk është hedhur.
Altin Skëndaj: Po nuk e fut fare atje, prandaj po të them.
Bledar Petani: Mirë.
Altin Skëndaj: Atje mos u nis në atë pjesë, pjesa është të thotë vetë. Nuk ke komunikuar me atë jo.
Bledar Petani: Okej, okej, mos ashtu shumë.
Altin Skëndaj: Ok.
Bledar Petani: Ee kështu.
Altin Skëndaj: Mirë o vëlla.
Bledar Petani: Mirë o vëlla mirë.
Altin Skëndaj: Hajde se flasim pastaj.
Bledar Petani: Flasim, shëndet.
Altin Skëndaj: Shëndet.

Në këtë bisedë Bledari vë në dijeni Altinin se ka kërkuar online për shortin, por nuk kishte parë gjë. Altini nga ana tjetër i thotë se ato nuk i hedhin në short. Nga këqyrja e realizuar në faqen e internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë rezulton se në këtë gjykatë nga muaji shtator 2020 deri në dhjetor 2020 janë regjistruar disa kërkesa për të dënuarin Sajmir Petani dhe më konkretisht: Datë 18.09.2020, kërkesë për njohje amnistie, ligji nr. 22, viti 2014, gjyqtare Engjëllushe Tahiri; datë 18.09.2020, kërkesë për ulje dënimi për periudhën 2012-2018, gjyqtare Elisabeta Gjoni; datë 23.09.2020, kërkesë për njohje amnistie, ligji nr. 154, viti 2015, gjyqtare Engjëllushe Tahiri; datë 28.09.2020, kërkesë për përfitimin nga amnistia ligjit nr. 107, viti 2012, gjyqtare Elisabeta Gjoni; datë 30.09.2020, kërkesë për njohje amnistie, ligji nr. 141, viti 2016, gjyqtare Elisabeta Gjoni; datë 18.12.2020, kërkesë për ulje dënimi për periudhën 14.04.2005 deri më 14.04.2006, me gjyqtare Enkeleda Doda. Rezulton që për të gjitha kërkesat e bëra nga i dënuari Sajmir Petani nga muaji shtator deri në dhjetor 2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka shpallur të papranueshme, pasi vetë kërkuesi ka hequr dorë.

Kurse kërkesa e tij e regjistruar në datën 18 dhjetor 2020 është gjykuar nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, është shqyrtuar dhe për këtë qëllim janë zhvilluar
disa seanca gjyqësore. Nga kjo panoramë e kërkesave të të dënuarit Sajmir Petani, por edhe në analizë të përgjimeve telefonike të realizuara, del qartë se nga ana e kërkuesit bëheshin vazhdimisht kërkesa nga të cilat hiqnin dorë pasi ato nuk shqyrtoheshin nga gjyqtarja e preferuar e tyre, Enkeleida Hoxha. Vetëm kërkesa penale e cila u shqyrtua nga e dyshuara Enkeleida Hoxha gjeti zgjidhje me një vendim që i dha zgjidhje thelbit të
kërkimeve të të dënuarit.

Më datë 19.09.2020, ora 19:41, numri i telefonit celular xxx100, që përdoret nga shtetasi Altin Skëndaj, komunikon me numrin e telefonit celular xxx143, që i përket personit të identifikuar si Bledar Petani:

Altin Skëndaj: Mirë o vëlla, fola pak me atë shokun andej lart, tani.
Bledar Petani: Hë.
Altin Skëndaj: Nga e marta tha, do të hidhet ajo, domethënë se kanë qenë kështu, pak të bllokuara prandaj.
Bledar Petani: Të marr vesh.
Altin Skëndaj: Do të vij poshtë më tha mua, nuk e di mund të vijë nesër ashtu dhe t’bëj telefon tha sido që të jetë.
Bledar Petani: E kuptova.
Altin Skëndaj: E mirë i thash unë, a nesër a t’martën nuk e di, po i thash unë.
Bledar Petani: Po ti, ai numër telefoni s’ka, e merr në “WhatsApp” ti apo jo, merre në
“WhatsApp” ti, e kupton.
Altin Skëndaj: Jo te numri e marr o vëlla, ça “WhatsApp”.
Bledar Petani: Po në “WhatsApp” merre se me atë…
Altin Skëndaj: Po jo, nuk bëj muhabet, nuk kuptohemi me shikime dhe me kështu
domethënë, e ke parasysh.
Bledar Petani: E marr vesh vëllai.
Altin Skëndaj: Nuk ka më emra, kështu o vëlla.
Bledar Petani: Eee t’thashë unë ty, që i pashë aty e s’kishte gjë.
Altin Skëndaj: Po nuk e nxjerr edhe të bëhet ajo nuk e nxjerr aty harroje, se ashtu ma bëri mua , më kupton. Prandaj po them, nuk kanë qejf fare të merren vesh aty, fare asgjë.
Bledar Petani: Mirë o vëlla mirë.
Altin Skëndaj: Mirë, sidoqoftë, po mori, do të të marr edhe ty po ashtu, në telefon.
Bledar Petani: Okej, në rregull, rrofsh, rrofsh.
Altin Skëndaj: Më kupton, nuk e di kur mund të marrë, tha a nesër a ndonjë ditë do të
vij andej tha e do t’i marr n’telefon. E mirë i thash.
Bledar Petani: Në rregull, në rregull. E që t’na lejë dhe një çikë kohë ne ai. Që të përgatitemi pastaj kur t’ketë për t’ashtu.
Altin Skëndaj: Për kafe të martën, ja t’shikojmë të martë, të enjte. Po ma ha mendja
mua me syrin që kishte ai të martën do të ma jepte pak si t’sigurt, e ke parasysh.
Bledar Petani: E po them e inshallah. Javës tjetër t’ashtu dhe…
Altin Skëndaj: I thash unë, unë dua llafin deri n’fund. Është e mbaruar deri n’fund
mbarojmë punë tha, t’shikojmë turnin.
Bledar Skëndaj: E po mirë.
Altin Skëndaj: Kjo është kryesorja. Siç më tha domethënë. Po sa shikoj nuk del nga llafi,
domethënë edhe në bazë t’atyre që m’tha për vete, nejse ta shikojmë. E thëna me të bërën është në mes një mali i tërë, po ma ha mendja do bëjë diçka. Jo do bëjë, po e kam t’sigurt një milion për qind.
Bledar Skëndaj: Shpresojmë, shpresojmë.
Altin Skëndaj: Kështu fratelo.

Më datë 21.09.2020, ora 14:07, numri i telefonit celular xxx143, që i përket shtetasit Bledar Petani, komunikon me numrin e telefonit celular xxx898, që i përket një personi të paidentifikuar. Me përmbajtje si më poshtë:

SMS Text: Bledi te Prokuroria e Krujës… nga burgu Fushë-Krujë mos thuaj gjë tjetër.
Më datë 21.09.2020, ora 18:36, numri i telefonit celular xxx143, që mendohet se i përket shtetasit Bledar Petani, komunikon me numrin e telefonit celular xxx014, që i përket një IEVP-je. Mendohet se është vëllai i Bledarit, i cili është në burg, Sajmir Petani. Me përmbajtje si me poshtë:
Bledar Petani: E mirë, e mbarova unë atë e mbarova, do të vete që të takoj një çik qerosin, tashti në orën tetë.
Sajmir Petani: Ça donte ai?
Bledar Petani: Nuk e di, nuk e di, kështu…., hajde tu nejt të shikojmë ato të tjerat.
Sajmir Petani: A vajte sot atje lart ti apo jo,
nuk vajte atje?
Bledar Petani: Vajta unë po s’kishte këmbë robi atje.
Sajmir Petani: Po takoje atë tjetrin.
Bledar Petani: Po nuk e morëm në telefon se nuk kishte këmbë robi atje, e kishin mbyllur, të gjithë atje.
Sajmir Petani: Pse?
Bledar Petani: Po ishte vonë, po vente ora katër, tre e gjysmë ishte, po presim pra. Se tha të presim këtu.
Sajmir Petani: S’do lënë gjithmonë çfarë thotë ai, se do parë ça të bësh, nuk merret vesh, nejse, hajd mo ça do bëjmë.
Bledar Petani: Ne i kemi thënë, nuk është se ashtu… eee, hajd të takoj edhe këtë shokun unë, Altinin…
Sajmir Petani: Hajd mo mirë, pse të tha ai?
Bledar Petani: Po jo, do ta takoj njëherë, se më tha do vente, mos ashtu do ta shikojmë do të presim edhe nesër, po ne tani s’do të presim deri në fund të muajit.

Marrë nga Panorama










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here