“Përmbytje me përmasa historike” kështu cilësohen rreshjet shkatërruese të cilat shkaktuan qindra vik.tima edhe dëme të pallogaritshme në Europën Perëndimore. Forcat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit teksa deri tani raportohen minimalisht 150 vik.tima. Qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur në Gjermani dhe Belgjikë. Po ashtu, rreshje të mëdha shiu janë regjistruar në Zvicër, Luksemburg dhe Holandë – ku Kryeministri Mark Rutte ka shpallur emergjencën kombëtare në një provincë jugore. Në Gjermani, numri i  viktimave ka shkuar mbi 130.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet e tyre mbinjerëzore për të gjetur të mbijetuarit me zjarrfikësit që shfaqen të tronditur nga tërheqja e trupave nga makinat e marra nga ujërat. Megjithëse operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në zonën e katastrofës, autoritetet po lënë të hapur mundësinë e një rritjeje të numrit të të vdekurve.

Në Belgjikë, 20 korriku është shpallur ditë zie kombëtare për 21 personat që humbën jetën, sipas një deklaratë të kryeministrit Alexander De Croo. Në Liege, qytet i shkatërruar tashmë, vijojnë operacionet për pastrimin e rrugëve. Nuk është ende e qartë se sa janë dëmet e shkaktuara pasi shumë vende janë të paarritshme për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe përmbytjeve.  Autoritetet iu kërkuan banorëve që të largohen nga zona dhe  të strehohen në vende të sigurta.

Autoritetet holandeze kanë vendosur të nxjerrin ushtrinë në jug të vendit për tu përballur me atë që e kanë cilësuar si moti më i keq i 300 viteve të fundit.

/News31

.





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here