Nuk gjen qetësi bashkia e Shkodrës. Lëvizje të befasishme kanë ndodhur aty gjatë ditës së sotme. Përplasjet e ashpra dhe pakënaqësisë pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, kanë detyruar nënkryetarin e Bashkisë, Arben Gjuraj, i cili kandidoi deputet në radhët e PD në zgjedhjet e 25 prillit të jepte dorëheqjen nga detyra që mbante. TCH bën me dije se ka dhënë dorëheqjen edhe drejtori i policisë bashkiake në Shkodër, Anton Hasanpapaj.

Shkak dyshohet të jetë rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit dhe fushata elektorale e zhvilluar nga demokratët.

Në garën elektorale, e dyta në listën e demokratëve ishte edhe nënkryetarja e bashkisë, Emilia Koliqi, e cila ka siguruar mandatin e deputetit.

E gjithë fushata elektorale e demokratëve të Shkodrës u shoqërua me tensione dhe pakënaqësi brenda selisë blu. Përkrahja e kandidatëve të veçantë nga ana e drejtuesve demokrat apo edhe beteja për të marrë sa më shumë vota për të thyer herësin, solli një klimë jo të mirë në selinë blu.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here