Një natë pas protestës simbolike me Himnin Kombëtar në sfond, pronarët e bizneseve në Lungomaren e Vlorës kanë ndërmarrë një tjetër hap. Ata kanë vendosur të mbyllin lokalet në shenjë protestë, duke kërkuar që të shtyhet ora policore dhe të lejohet muzika pas orës 22:00. Aktualisht janë 20 biznese që kanë deklaruar mbylljen e parë, 24 orarëshe deri në një vendim të ri. Ata kërkojnë që ora policore të shtyhet deri në 02:00, ndërsa janë shprehur se nëse kërkesat e tyre s’do të plotësohen atëherë protesta do të përshkallëzohet.

Rreth dy javë më parë 65 biznese në Lungomare i dërguan një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkonin që lejohej muzika deri në 00:00 dhe bizneset e tyre të ushtrojnë aktivitetin deri në orën 02:00 të mëngjesit. Por kërkesa e tyre, nuk është marrë parasysh. Biznesmenët vendosën mbrëmjen e djeshme, pak minuta para mbylljes zyrtare të orarit të lejuar të protestonin duke vendosur në sfond Himnin Kombëtar. Kjo solli një përplasje me Policinë që ndërhyri menjëherë. Pas përplasjes u ndaluan 4 persona, mes tyre Klodian Xhafa, Seldi Xhafa dhe Edlira Tahiraj, tre pronarë lokalesh në Lungomare. Sot, ata janë proceduar penalisht nga policia, ndërsa Tahiraj ka marrë edhe një gjobë të majme prej 10 milionë lekë të vjetra për shkeljen e aktit normativ.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here