Dr. Pëllumb Pipero, i ftuar në një lidhje live në emisionin “Breaking”, në Top News, ka folur rreth procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri.

I pyetur nëse do të ketë një plan rezervë dhe nëse do të ndalet vaksinimi në vendin tonë, Pipero shprehet se nuk ka asnjë arsye që kjo gjë të ndodh pasi vendi ynë ka arritur të sigurojë vaksina dhe të nënshkruajë kontrata me disa kompani prodhuese të vaksinave. Pipero shprehet më tej se vaksinimi po ecën me ritme të shpejta dhe mendon se deri në fund të qershorit mund të arrihet imunizimi i tufës.

“Nuk shoh asnjë arsye të ndalohet procesi, janë lidhur disa kontrata me kompanitë prodhuese. Edhe nëse ndalim hapat ne nuk na lë bota, duhet doemos të nxitojmë në procesin e vaksinimit dhe nëse vazhdojmë me këto ritme do të thotë që objektivi për të pasur 500 mijë të vaksinuar deri në fund të majit do të tejkalohet. Besoj se duke shtuar ritmet e vaksinimit dhe fundi qershorit do arrijmë imunitetin e tufës. Do të kemi arritur imunizimin e 75% të shqiptarëve për të mundësuar një sezon turistik të qetë dhe një fund viti optimist”, thotë ai.

Pipero ka folur për efektet anësore që një vaksinë mund të shfaqi dhe thotë se në vendin tonë deri më tani nuk ka pasur asnjë rast problematik. Përsa i përket mpiksjes së gjakut te disa persona të vaksinuar, doktori i referohet këtu studimeve të bëra së fundmi për AstraZeneca dhe Johnson&Johnson në vendin tonë nuk është raportuar ende asnjë rast.

“Në vendin tonë është një tjetër komitet, ai i verifikimit të efekteve anësore. Nuk kam të dhënë zyrtare të këtij institucioni përsa i përket efekteve anësore. Efekte kryesore të vaksinave janë efektet momentale që verifikohen gjysmë ore pas vaksinës. Nuk njihet asnjë rast alergjik deri tani. Efektet e tjera më të larta janë 1 në 3 ditë, dhimbja në vendin e vaksinimit, temperatura që zgjat 2 ose 3 ditë. Këto janë efektet anësore. Efektet të tjera si mpiksja e gjakut, kryesisht i referohet AstraZenecas dhe Johnson & Johnson ne nuk kemi raste të raportuar ende. Vëmendja e të gjithë vaksinatorëve është shumë e madhe për të evidentuar çdo efekt anësor, sepse është një problem madhor dhe do kujdes madhor”, tha Pipero.

-Si e ka menaxhuar vaksinimin Shqipëria në krahasim me Rajonin ?

“Procesi i vaksinimit ka qenë me problematike në të gjithë vendet për shkak të panjohurive me vaksinën dhe efektin e saj, për shkak të aprovimit me emergjencë të vaksinave dhe mos njohjen e efekteve të tyre. Duhet të kemi në konsideratë mundësitë që janë për tu vaksinuar. Shqipëria është një histori pozitive, sepse kemi siguruar qoftë në doza të vogla vaksinash në janar dhe tashmë kemi disa kontrata të nënshkruara. Vaksinimi po ecën me ritme mjaft të shpejta, kemi mbi 300 mijë të vaksinuar. Ka vend për të qenë më mirë por besoj se jemi shumë mirë”, tha Pipero.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here