Plagosi të riun në mes të lokalit, autori është djali i ish-kampiones, i arrestuar edhe për ngjarje të tjera të rënda –

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Tiranë, ku i plagosur me armë zjarri I riu Reginaldo Kaçorri, 20 vjeç nga Rrësheni. Autor i kësaj ngjarje sipas policisë është Klajdi Kodra, 30 vjeç, një personazh i njohur për precedentët e tij të mëparshëm penalë.

Klajdi Kodra është djali i kampiones së Evropës në qitje, Lindita Kodra. Më herët Kodra ka plagosur katër persona dhe i ka shpëtuar një atentati te Liqeni Artificial.

Ai u arrestua në vitin 2016 nga policia së bashku me shtetasin Bledar Matoshin, pasi lëviznin me armë nëpër qytet, ku Kodra u konfliktua me forcat e rendit duke i grisur uniformën e policit njërit prej tyre.

Ndërkohë që po në vitin 2016, Klajdi Kodra I sapo liruar nga burgu për plagosjet e mëparshme, plagosi edhe një tjetër person, së bashku me vëllanë e tij, Aldo Kodra.

Klajdi së bashku me Aldon, plagosën me sende të forta Flamur Çullhajn te “Komuna e Parisit” pas një sherri për një borxh.

Aldo Kodra kishte vetëm tre javë që kishte dalë nga burgu, ku vuajti dënimin me 2 vjet burg për armëmbajtje pa leje.

“Klajdi Kodra, 26­vjeç, banues në Tiranë ka vuajtur dënimin rreth 2 vjet për veprën penale të armëmbajtje pa leje dhe ka rreth 3 javë që ka dale nga burgu për këtë vepër penale. Ndalimi i tij u bë pasi më datë 03.08.2016, në bashkëpumim me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur ne kërkim ka plagosur duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë te tjera te trupit me sende te forta shtetasin F.Ç”­ njoftonte në vitin 2016 policia.

Ndërkohë që në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç.

Policia asokohe shpalli në kërkim 20­vjeçarin Klajdi Kodra, si autor i dyshuar për plagosjet. Ndërkaq, në vitin 2011, 21­vjeçari Kodra ka qëlloi me armë për të vrarë një 26­vjeçar, i cili fatmirësisht ishte jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, u shpall në kërkim shtetasi Klajdi Fatmir Kodra, 21 vjeç.

Në rrugën “Ymer Kurti”, në Tiranë, pas një grindjeje për motive të dobëta, midis Kodrës dhe shtetasve Roland Laçi dhe Elvis Burimi, në grindje e sipër dyshohet se shtetasi Klajdi Kodra ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur shtetasin Roland Sabri Laçi, 26 vjeç, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u fiksuan në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e kalibrit 9 mm dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Klajdi Kodra.

Ndërkaq, në vitin 2013, ndodhi një plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial. Personi i plagosur, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë.

Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *