Drejtori i policisë së Tiranës Rebani Jaupi, përmes një prononcimi për media ka zbuluar dinamikën e plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri në afërsi të një lokali në Tiranë.

Jaupi bën me dije se i riu është konfliktuar me dy persona në ambientet e një lokali, njëri prej të cilëve e ka qëlluar me armë zjarri më pas në ambientet e jashtme.

Shefi i bluve të Tiranës thekson se janë identifikuar autorët, por emrat e tyre nuk mund të bëjhen publik për arsye hetimore,

Për sa i përket të plagosurit, Jaupi deklaroi se është transportuar në spitalin e Traumës ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor kjashtë rrezikut për jetën.

“Këtu pranë kemi pasur një plagosje me armë zjarri të një 19-vjeçari, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes.

Ka qenë një konflikt i çastit. Të dyja palët kanë qenë në të njëjtin lokal, fillimisht janë konfliktuar fizikisht. Kanë qenë në tavolinë të veçanta. Një person ka qëlluar me armë zjarri vetëm një herë. Kemi një emër të autorit për të cilin do të bëjmë dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe do t’jua bëjmë me dije”, tha Jaupi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here