Plagosje me thikë në qytet, nisen ambulancat e policia, zbulohet emri i autorit –

Një plagosje me thike ka  ndodhur mbreme. Ne pranga ra nje 25-vjeçar.

“Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “1 Maj”, Levan, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi N. O., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Arbër Rasho, i cili mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin N. O., 24 vjeç, banues në Levan.

24-vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve”, tha Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin A. R., 25 vjeç, banues në Levan, Fier.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *