Plas mes Teas dhe Shqipes: Do të çoj në Gjykatë, nuk je femër!

0
30

This post has already been read 21 times!

Marrëdhënia mes Teas dhe Shqipes ka pësuar krisje pas një këmbimi postimesh që ato i bënë njëra-tjetrës në rrjetet sociale.

Që nga ajo kohë, “ngacmimet” dhe debatet mes tyre kanë qenë në rritje.

Debatet u panë dhe gjatë puntatës së sotme, ku Shqipja i kërkoi Teas që të tregohet e sinqertë dhe të thotë se me çfarë ndihet më mirë me Arbin apo Andin.

Tea u tregua e rezervuar në këtë pjesë, ndërsa iu drejtua ashpër Shqipes kur i tha:

“Ti vetëm ofendon, ke shkelur të drejtat universale të njeriut”.

Shqipja: Me Arbrin ishte kliku, me Andin 70% ideal. Nëse dikush ikën nuk ka qenë kurrë e jotja.

Tea: Unë i jap liri, nuk mbaj asnjeri me zor. O zemra ime qetësohu. Pusho se na plase.

 

Shqipja: Asnjëherë nuk i dërgon gjërat në fund.

Tea: Ti Shqipe vetëm femër nuk je. Ti që në momentin e parë ke nisur të ofendosh, Mevlanin e ke quajtur pulë, trupeshk, mua më the lopë.

Shqipja: E paske marrë lopën për vete.

Tea: Po e sqaruam atë pjesë. Në çdo moment që një person jep opinion ti i thua futesh si pykë.

Shqipja: Ti çfarë po replikon.

Tea: Unë po jap fakte.

Shqipja: Më shpjego pak klikun tënd. Ti nuk ke përfunduar asgjë.

Tea: Unë nuk të jap një shpjegim ty sepse je pa edukatë, që cënon njerëzit.

Shqipja: Ti më tregon mua edukatën, ti ruhesh nga njerëzit.

Tea: Unë kështu jam. Kjo që ke bërë ti është shkelje universale e njeriut.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here