Categories: Uncategorized

Plas sherri midis gazetarëve: “Anila Basha është gjobvënëse ordinere. I doli në mbrojtje dele-bilushit!


Ndërsa presidenti Ilir Meta kërkon arrestimin e gazetarit Adriatik Doçi, i cili ka bërë disa shkrime për skandalin me pasaportat shqiptare, Anila Basha ka reaguar për të mbrojtur Tedi Blushin, i cili, sipas saj, po sulmohet nga mediat.

“Kam punuar gjatë me Tedi Blushi. Kur isha kryeredaktore e ai gazetar. E konfirmoj zyrtarisht përsa e njoh se Tedi nuk vret dot një mizë, jo të kërcenojë dikë.

I bëni “stop” këtyre sulmeve të paprecedenta mes atyre që e konsiderojnë vërtetë titullin e gazetarit.

Kjo nuk i shërben komunitetit tonë, i shërben veç zyrtarëve të veshur me kollare e pushtet”, shkruan Basha.

Asaj i është përgjigjur vetë Adriatik Doçi:

“Etika, ndershmëria dhe profesionalizmi i saj në gazetari është: Kush jep sufllaqen më të madhe dhe me më shumë pite, tek pite, dopjo pite apo me pite të shumfishta.

Në rrethet politike, të biznesit dhe gazetarisë njihet si një gjobëvënëse ordinere shkruan mes te tjerash Doci me nje gjuhe te ashper.

Bën moral për gazetari të pavarur, ndërkohë që vetë merr pagë në Bashkinë e Elbasanit, si këshilltare në distancë shkruan gazetari.

“Aktualisht pastron para gjobash me refikët e saj, duke bërë bilance të rreme, në një portal mediokër dhe anonim që ka hapur (dosja do dalë në vijim)

Sot i doli në mbrojtje Dele-Bilushit, të cilin po e përdor Ilir Meta si çizme, në përpjekjet e tij për të mbuluar me baltë pazarin me dhënien e nënshtetësive.

Unë nuk kam nevojë për mbrojtje.

Kolegët gazetarë, në vlerësimin tim 95 % të ndershëm, kanë të drejtë të mbajnë qëndrime kundra ose pro një gazetari që ka invetiguar dhe treguar me fakte pazaret e një prej pushteteve në Shqipëri, siç është Presidenca.

Pro ose kundra shantazhit presidencial ndaj gazetarisë kritike.

I mirëkuptoj.”, shkruan mes te tjerash Doçi.

Burimi: Tema

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

3 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

3 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

3 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

3 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

3 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

3 days ago