Thellohet hendeku mes Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Dritan Leli. Kreu i qeverisë ishte sot në Vlorë I shoqëruar nga nënkryetari Afrim Qëndro ku kanë inspektuar punimet në 2 lagjet, Çole dhe Kume. Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi me mesazhin e ‘koduar’ i Dritan Lelit.

Postimi i Lelit:

“Ka nisur sot ndërhyrja e kërkuar prej banorëve në rrugën Drashovica, lagjen e vjetër Partizani.

Skarifikimi i shtresës së asfaltit, riparimi, riasfaltimi dhe vijëzimi janë hapat që do të ndiqen në ditët në vazhdim.

Do të punojmë çdo ditë, deri në fund të projektit për riasfaltimin dhe riparimin e rrugëve të qytetit.”

Kujtojmë se “krisjet” në marrëdhënien e Ramës dhe Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për të kandiduar si deputet dhe se ky i fundit nuk e kishte pranuar, e megjithatë, shtoi se “me apo pa të, objektivi do të arrihet” dhe ashtu ndodhi.

 




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here