Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton të gjithë qytetarët që kanë bërë plane për këtë fundjavë të parë pas zgjedhje, që moti nuk do të jetë dhe aq favorizues.

E shtuna do të karakterizohet nga erëra dhe reshje shiu në formë shtrëngatash. E diela e Pashkëve do të vijojë gjithashtu me masa ajrore të paqendrushme.

Deri në mesditë moti do jetë i vranët dhe do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.

Përshëndetje nga SH.M.U!

Për ditën e Shtunë në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por në pjesën e parë të ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat e shkurtra me diell.

Duke filluar nga orët e drekës në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Lokalisht reshjet në formën e stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.

Sa i përket ditës së Diel masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi vendin tonë.

Deri në orët e mesditës moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Gradualisht pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku vranësirat do të lënë vendin kthjellimeve.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here