Po këndonte në një koncert, Aleksandër Gjoka ndihet keq në skenë; niset me urgjencë drejt spitalit –





Anëtari i grupit muzikor ‘3 Muskëtjerët’, Aleksandër Gjoka është nisur me urgjencë për në spital për shkak të një problem shëndetësor.

Mësohet se, këngëtari ka qenë duke kënduar në skenë në qytetin e Beratit, teksa në një moment ka pësuar luhatje tensioni dhe ndjerë keq.

Menjëherë në Pedonalen ku edhe ishte improvizuar skena e kësaj feste ka mbërritur ambulancë, duke e dërguar këngëtarin në spital.

Nga të dhënat e deri më tanishme bëhet me dije se Gjoka ka pasur tension të lartë dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, për natën e dytë të “Festës së Miqësisë”, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit, Redon Makashin dhe Elton Dedën.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *