Xhavit Lizi, një 59-vjeçar për të cilin prej së hënës në mbrëmje nuk kishte më asnjë të dhënë, u gjet i pajetë mbrëmjen e së martës.

Shqiptari, i cili jetonte në Odolo, provinca e Brescia-s në Itali, kontaktin e fundit e kishte pasur me bashkëshorten e tij të cilën e kishte telefonuar për t’i thënë se po kthehej për në shtëpi.

Ishte pikërisht ajo që telefonoi policinë, kur i shoqi nuk u kthye në banesë.

Por pas 12 orë kërkimesh, ai u gjet i pajetë pranë një fushe. Shkaqet, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mbeten të paqarta.

Në kërkimet për 59-vjeçarin u angazhuan forcat zjarrfikëse dhe karabinierët.

.







Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here