Një 7-vjeçar është mb ytur në lumin Osum në Berat, teksa kishte shkuar për t’u larë me bashkëmoshatarët e tij.

Punonjësit e policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

I mituri është mb ytur në rrjedhën e lumit pranë fshatit Moravë, ndërsa aty pranë ka qenë dhe babai 7-vjeçarit, i cili ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here