Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e bëri dhe një herë të qartë se nese opozita do te drejtohet prej tij edhe pas 13 qershorit, nuk do të pranojë dorën e shtrirë të bashkëpunimit nga kryeministri Edi Rama.

Nga një takim me demokratët në Divjakë, Basha tha se në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pavarësisht “prej njerëzve të korruptuar, njerëzve të krimit parasë së derdhur lumë, shtetit që iu hodh në fyt e në kurriz shqiptarëve ne iu përgjigjëm më njerëz të ndershëm, me program, me ide, me vizion, me zgjidhje dhe kjo ishte arsyeja që shpresa u ndez dhe me bashkim duke refuzuar qoftë mendjelehtësinë e atyre që për interesa të çastit apo mllefe të çastit e konsiderojnë 25 prillin fitore të Edi Ramës dhe jo një masakër zgjedhore duke i shërbyer kështu mendjelehtësi projektit të Edi Ramës për të na përçarë sërish qoftë duke bërë të mundur përmes bashkimit tonë sot dhe akoma më shumë me 13 qershor që të vazhdojmë deri në fund betejën e nisur që mund të ketë një dhe vetëm një përfundim: jo bashkëpunimin me atë që vodhi shpresën e shqiptarëve, por rrëzimin një orë e më parë të atij që vodhi vullnetin e shqiptarëve”.

Për Bashën, “dora e shtrirë për bashkëpunim pasi ke vjedhur zgjedhjet, do të thotë të bëhesh ortak në vjedhje. Pretendimet për reformë zgjedhore pasi ke vjedhur zgjedhjet, tregojnë jo thjesht tmerr dhe ankth, po dhe analfabetizmin politik të atyre që i kemi përballë”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here