Gjashtë super avionë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore britanike do të fluturojnë në Evropën Lindore në një përpjekje për të parandaluar presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka dërguar trupa në kufirin ukrainas.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Rusia ka gati 80.000 mijë ushtarë në afërsi të kufirit ukrainas; 40.000 në kufirin lindor dhe 40.000 të tjerë në Krime. Burime të shumta për BBC kanë raportuar lëvizje të mëdha ushtarake ruse drejt kufirit lindor të Ukrainës dhe në Krime, zonë të cilën forcat ruse e aneksuan në Mars 2014.

Kremlini nuk ka dhënë detaje rreth njësive të përfshira, ndërsa zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitry Peskov tha se lëvizja e trupave nëpër territorin rus ishte një “çështje e brendshme”. Disa prej trupave, përfshirë njësitë në Krime, kanë qenë në stërvitje, ka thënë ai, ndërsa akuzoi Ukrainën për “provokime”.

Natën e kaluar shefat e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar konfirmuan vendosjen e RAF (super avionët e Forcës Ajrore Mbretërore) në Rumani për të patrulluar qiellin përreth Detit të Zi. Tajfunët do të mbështeten nga trupat nga Skuadrilja Logjistike Ekspedicionare Nr. 1 e RAF dhe Skuadrilja Nr. 2 e Transportit Mekanik.

Burime të inteligjencës ukrainase i thanë BBC se forcat shtesë përbëjnë 16 grupe taktike batalioni, të cilat shkojnë deri në 14.000 ushtarë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i quajti reagimet e Rusisë “të pajustifikuara dhe thellësisht shqetësuese” dhe tha se ishte “masa më e madhe e trupave ruse që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë”, në vitin 2014.

Ukraina, NATO dhe qeveritë perëndimore kanë akuzuar gjithashtu Rusinë për vendosjen e njësive të rregullta dhe armëve të rënda në Ukrainën Lindore të kontrolluar nga separatistët. Kremlini e mohon atë dhe e quan çdo trupë ruse si “vullnetare”.

Duke folur në selinë e NATO-s në Bruksel, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Rusia “haptas po kërcënonte Ukrainën me luftë dhe shkatërrim të shtetësisë sonë”. Por ndryshe nga 2014, ai shtoi, “Rusia nuk do të jetë në gjendje të kapë askënd në befasi më”.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here