Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg ka dhënë një intervistë ditën e sotme për Fax Neës, ku ka folur për situatën pandemike ne Gjermani dhe në Shqipëri.

Mjekja bëri me dije se rastet Covid në Gjermani kanë pësuar rënie së fundmi, megjithatë, vendi po përgatitet për izolimin e radhës.

Duke folur për procesin e vaksinimit në Gjermani, ajo deklaroi se 30% e popullsisë është vaksinuar tashmë, me synimin që deri në fund të verës të jenë vaksinuar 60% e popullsisë.

Mjekja u pyet dhe për situatën në Shqipëri dhe veccanërisht për hapjen e sezonit turistik, paralajmëruar të ndodhë në qershor, sipas Ministres Ogerta Manastirliu.

Për mjekjen që jeton dhe punon në Gjermani, nga ana mjekësore është pak herët për një hapje. Ajo shton se për shqiptarët e diasporës hapja është një gjë e mirë, por duhet pasur kujdes dhe të veprohet pa eufori.

Intervista e plotë:

Covid-19 në Gjermani? Nga dita në ditë kemi një përmirësim të numrit të artyre që infektohen, pra ka rënë numri i nfektimeve dhe vdekjeve. Edhe pse numri është i tillë jemi duke parashikuar një lockdoën të radhës. Ne kemi masa kufizuese jo shumë të shtrënguara, por një lockdoën të pjesshëm që mund të bëhet më i rrepte.

Vaksinimi? Numri i të vaksinuarve është në rritje. Nëse para 3 javësh kishim 20% të vaksinuar tani po i afrohemi 30% të popullatës. Kjo na shtyn të vazhdojmë me ritme më të shpejta. Kryesisht është mosha mbi 60 vjecc. Të gjithë 70 dhe 80 vjeccarët janë vaksinuar, tani jemi te mosha 60 vjecc.

Shqipëri, skepticizmi mbi vaksinën? Është një përqindje e caktuar që akoma nuk janë të bindur që vaksina është në dovi të mposhtjes së pandemisë. Ka dhe nga ata që nuk besojnë që korona ekziston.

Kur përfundon vaksinimi në Gjermani? Në fund të vitit. Ne dëshirojmë që 60% të popullatës ta arrijmë deri në fund të verës. Nëse arrihet kjo gjë, atëherë mund të themi që pandeminë e kemi mposhtur.

Ka pasur komplikacione nga vaksina? Patjetër që deri në 3 ditëshin e parë të marrjes së vaksinës, ndjen që trupi reagon me prodhim anti-trupash sepse imiton infeksionin real. Nuk duhet të kenë frikë pacientët nëse kanë dhimbje koke, dhimbje muskujsh, kanë temperaturë apo janë të këputur. Këto janë normale, prandaj ne i këshillojmë që të marrin paracetamol, të bëjnë një shëtitje një orëshe dhe të pijnë shumë lëngje.

Shifrat në Shqipëri ulur ndjeshëm, ndikoi vaksinimi? Patjetër, vaksina është arma kryesore për ta mposhtur pandeminë. Së dyti është dhe moti që ndikon. Nëse dhe qytetarët janë treguar korrekt me masat, them se kjo është një shpërblim i mirë.

A do të ketë rritje shifrash me rritjen e fashës orare? Duke qenë se në Shqipëri i frekuentojnë kafet, mendoj që për Shqipërinë ka një efekt negativ. Për gGjermaninë nuk ndikon sepse këtu nuk frekuentojnë shumë.

Në qershor ccelet sezoni turistik? Nga ana mjekësore do të thosha pak herët, dhe një masë që duhet merret me kujdes. Duhet siguruar që të gjitha ambientet turistike të kenë koncept higjiene. Nëse Ministria lejon një hapje të tillë duhet të kujdeset për të gjtiha këto ambiente. Patjetër që ne që jemi në diasporë kemi dëshirë që Shqipëria të hapet, por duhet bërë jo me eufori por me hapa të ngadalta dhe të reflektuara.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here