Po punohej për parkim nëntokësor, gjenden mure dhe struktura të shek. XVIII në Gjirokastër

Në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër gjatë punimeve për parkimin nëntokësor, janë zbuluar struktura të rëndësishme arkeologjike.

Bëhet fjalë për mure mesjetare dhe paramesjetare, me gjurme të qeramikës e materiale skeletore.

Sipas vlerësimeve paraprake të specialistëve mësohet se këto gjetje i përkasin shekullit të 12-të.

Ndërkohë, për shkak të këtyre zbulimeve janë pezulluar përkohësisht punimet.

Sheshi Cerciz Topulli i është nënshtruar rikonstruksionit prej 2 muajsh aty do të ndërtohet një vendparkimi nëntokësor me kapacitet prej300 automjetesh.

Javën që vjen pritet vlerësimi për këtë gjetje nga specialitet e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *