Pas pretendimit të zgjedhjeve, opozita tani po ngre një tjetër kauzë: Atë të hapjes së kutive për votat e pavlefshme.

Pas deklaratës së Ilir Metës, Nikoll Lesi shkruan se të gjitha vitat e pavlefshme, mbi 83 mijë, kanë qenë për LSI dhe PD, dhe asnjë për PS.

Se nga e ka arritur ai këtë përfundim, hajde mere vesh, por sipas Lesit, nga votat e pavlefshme dalin 10 deputetë të LSI-së dhe 2 të PD-së.

“Mbi 83 mijë vota të pavlefshme nga zgjedhjet e 25 prillit do të nxirrnin 10 mandate për LSI dhe 2 për PD.

Janë mbi 83 mijë shqiptarë, vullneti politik i të cilëve është cilësuar i pavlefshëm nga ana e komisioneve të numërimit. Janë rreth 8-12 mandate deputetësh të PD e LSI-së që janë asgjësuar në këto zgjedhje në mënyrë të pashpjegueshme dhe jashtë çdo standardi normal. Në zgjedhjet e tjera, shifra e votave të pavlefshme ka qenë 20 apo 30 mijë.

Ngatërresa në fletën e votimit ka në çdo zgjedhje, por kurrë në këto shifra. Kur pushteti politik po ndahet me 4 deputetë, 83 mijë votë (8 mandate) janë shumë për t’u hedhur në kosh si të pavlefshëm. KQZ dhe institucionet e drejtësisë duhet të marrin nisin menjëherë hetimin administrativ dhe penal për atë që ka ndodhur me votat e pavlefshme.

Më e pakta që duhet bërë menjëherë është rinumërimi dhe rivlerësimi i këtyre fletëve. Në kushtet kur mandatet e deputetëve si në Berat, Durrës po digjen për 17 apo 200 vota, rivlerësimi i këtyre fletëve është detyrim ligjor dhe moral për KQZ”, shkruan Lesi.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here