Shtëpia e Doktor Polenkës, një nga banesat që mbart historinë e Korçës dhe që simbolizon dinastinë e mjekësisë në këtë qytet, i është bërë një ndërhyrje.

Bëhet me dije se banesa e Doktor Polenkës është bërë objekt i Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Mësohet se shkaku ka qenë një ndërhyrje restauruese në këtë banesë, por e konsideruar si shkelje nga struktura përgjegjëse shtetërore.

Burime nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare janë shprehur se në këtë banesë me disa pronarë janë bërë ndërtime pa leje.

“Po, është e vërtetë, në shtëpinë e Doktor Polenkës ka ndërhyrë këto ditët e fundit Policia e Shtetit dhe IKMT duke I konsideruar si të paligjshme punimet që po kryhen atje”, i thanë “Korça Report” burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare.

“Në banesën monument kulture të Doktor Polenkës me disa pronarë, janë kryer disa punime që konsiderohen pa leje, të cilat janë pezulluar” sqaruan burime nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare ndët të tjera.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here