Ajo quhet Disilva Muçopata, e mjaftoi vetëm një postim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me 365 zonjat e Bashkisë, me rastin e 8 marsit, që njëra prej tyre të bënte pushtonte rrjetet sociale dhe portalet.

Punonjësja e policisë bashkiake në Tiranë, ishte e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në Top Show Magazine.

Po ashtu si çdo femër e bukur as ajo nuk u shpëton dot ngacmimeve, e kur është pyetur nga Albana Osmani rreth këtyre situatave, ajo ka treguar detaje rreth këtyre situatave.

“Kur jam me uniformë ka ngacmime të tjera. Të tipit: O shefe a do mi vendosësh mua prangat; O shefe sa sy të bukur paske. Ndërsa kur jam civile i dini pak a shumë ngacmimet e meshkujve”, u shpreh ajo.

E pavarësisht statusit të saj zyrtar “beqare”, Disilva u shpreh se do ta ruaj enigmë statusin e saj real.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here