Politikanët kërkojnë të mos u dalin emrat por Rama ka… – Korrieri.net


Në media qarkulloi një javë më parë lajmi se Kryeministri Rama mund të ketë bërë botoks në fytyrë, pasi vitet në të nuk pasqyrohen fare.

Në emisionin e djeshëm “Ftesë në 5” kirurgu plastik hodhi poshtë lajmet, teksa u shpreh se “kryeministri mund të ketë bërë ndonjë trajtim tjetër për fytyrën, por jo botox pasi i ka akoma rrudhat”.

Ndërsa nxori zbuluar edhe politikanët shqiptarë, të cilët sipas tij, bëjnë trajtime estetike fshehurazi dhe shkojnë në klinika, jo me bashkëshortet por me të dashurat.

“Nuk besoj që Kryeministri ka bëre botox. I ka akoma rrudhat aty, ndonjë trajtim tjetër mund të ketë bërë. Politikanët shqiptarë kërkojnë që të mos i dalë emri, shpeshherë sjellin të dashurat e tyre. Më ka ndodhur në Angli, po vizitoja në një klinikë atje, më erdhi një politikan, nuk ishte me bashkëshorten por me një vajzë tjetër. Aman tha, të lutem, kërkoj privatësi,”– tha kirurgu plastik i ftuar në “Ftesë në 5”.


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *