Porositi dy eleminimet e bujshme në Elbasan dhe më pas ra në kurth, kush e “tradhëtoi” Erion Alibej-n?

0
431

This post has already been read 12 times!

Ditën e djeshme, ra në pranga, porositësi dhe organizatori i dy vrasjeve të bujshme në Elbasan. Erion (Andrea) Alibej u arrestua pasi urdhëroi ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Në të dy ngjarjet, Alibej në “arrest shtëpie”, por kjo nuk e ka penguar që ai të posrosisë vrasjet, të kryera nga killera me pagesë. Së fundmi bëhet me dije se 34-vjeçari, është “tradhëtuar” nga dy të arrestuarit për vrasjen e Regis Runajt.

Mësohet se Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili kanë bashkëpunuar me policinë. Për Alibejn është dyshuar edhe më herët, ku policia ka shkuar në shtëpinë e tij, me pretekstin për të kontrolluar nëse ai ishte duke e kryer arrestin shtëpiak, por më pas e kanë mbajtur atë në vëzhgim gjatë gjithë kohës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here