Prag tragjedia te Pediatria/ Pas denoncimit b.ombë, reagon ‘flakë për flakë’ QSUT, zbardh të vërtetën, ja ç’ndodhi aty…

QSUT ka reaguar flakë për flakë pas denoncimit të bërë pak më parë nga PD, nga zëdhënësja Ina Zhup, se në një prej dhomave të Pediatrisë një fëmijë ishte plagosur pasi kishte rënë tavani.

QSUT ka konfirmuar se një pjesë e suvasë në tavanin e Pediatrisë ka rënë, por fatmirësisht nuk ka fëmijët të dëmtuar.

“Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome.Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime. Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUNT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme”, QSUT.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *