Prej 8 orësh të bllokuar, si paraqitet situata në Qafë Thanë

0
21





Aksi Qafë Thanë drejt doganës së Maqedonisë i bllokuar prej gati 8 orësh.

Dhjetëra automjete që presin të kalojnë në dy senset e rrugës.

Shkak është bërë stuhia e dëborës, prania e madhe e saj në rrugë. 3 mjete që janë braktisur nga drejtuesit janë bërë tjetër shkak për këtë bllokim.

Pritet ndërhyrja me mjete të vogla borëpastruese për të lëvizur 3 mjetet dhe më pas të vijojë heqja dëborës.

Dhjetëra autoritete kanë shkuar në zonë, ndërsa situata është mjaft e vështirë pasi në radhë presin gra e fëmijë mes tyre edhe shtatzënë.

Tek ‘kthesa e Tetovarit’ dëbora arrin 1.5 metër.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here