Prej ditësh banorët e Vermoshit në vështirësi ekstremë prej dëborës, qeveria hesht

0
24




Prej ditësh të tëra banorët e zonës së Vermoshit po përballen me kushtet ekstreme të motit, por për ta askush nuk është kujtuar. Rrugët atje janë të bllokuara pasi trashësia e dëborës arrin mbi 1 metra, ndërsa termometri ka shënuar rekorde deri në -15 gradë celsius.

Mbi 200 shtëpi e bujtina rezultojnë pa energji elektrike, pasi Operatori i shpërndarjes e ka patur të pamundur të ndërhyjë nga ngricat dhe stuhitë e forta të erës. Bashkia e Malësisë së Madhe ka qënë e pafuqishme tu vijë në ndihmë këtyre familjeve, sëpaku me borëpastrueset e mëdha që të hapin rrugët e të kryejnë kriposjen e tyre. Familjet atje mes izolimit dhe braktisjes, ngushëllimin e gjejnë pak kilometra më tutje, andej kufirit në Mal të Zi.

Në komunat shqiptare kryejnë furnizimin me ushqime, medikamente, por edhe kërkojnë ndihmën e mjekut, kur në këto zona mungojnë shërbimet që shteti shqiptar do të duhej të kishte gjetur zgjidhje për ti ofruar.

Emergjencat civile në Shkoder që raportet i hartojnë në zyra, duhet me forcë të ngrejnë zërin për gjendjen e banorëve atje, pasi jo vetëm Vermoshi, Lepusha, Selca, por edhe Thethi, e fshatrat e Dukagjinit janë të izoluara, pa energji, e pa shërbime të tjera, pasi shkollat janë të mbyllura e qendrat shëndetësore vetem me infermier. /ShkodraNews





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here