‘Pretendon se ka plazhin’, i doli videoja duke KËRCËNUAR qytetarët në Borsh,reagon gazetarja –

Një video e gazetares Ervina Shehaj në Borsh e cila shihet duke debatuar me personat me emrat Ilir Allushi ,Tarabosh Zeneli dhe Brunilda Veizaj, është bërë publike nga ‘JOQ’.

Sipas portalit, gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj është konfliktuar me personat e lartpërmendur me pretekstin se “pretendon se ka plazhin”.

“Ka ardhur ne Borsh dhe pa asnje dokumentacion pretendon se ka plazhin (zhavorin dhe ujin e detetit) ka ardhur dhe ka kercenuar shtetasit Ilir Allushi,Tarabosh Zeneli dhe Brunilda Veizaj. Sic I keni dhe videot me posht Lloj lloje ofendimesh ndaj banores se zones Brunilda Veizaj.

Gazetarja:E do harbutshe harbutshe do e marresh.
Mamaja e gazetares:Palo vajze,ik moj p*rdhu…
Do ta shikosh ti neser ca do te bej une.
Babai I gazetares shtyn dhe ofendon zonjen.
Nderkoh qe e jema e gazetares e ka peshtyr”,’-

Për shpërndarjen e lajmit, ka reaguar vetë gazetarja Ervina Shehaj duke i bërë thirrje portalit që ta verifikojë vërtetësinë e lajmit që bën publik, para se ta përdorë me keqdashje emrin e një personi.

Ajo shprehet se nuk është personi në foton e publikuar, si dhe nuk ka qenë për pushime në Borsh me familjen, duke e mbyllur reagimin e saj me paralajmërimin se do t’i hedhë në gjyq ata që ia kanë përbaltur emrin.

REAGIMI I GAZETARES:

“Përpara se të përdorni me keqdashje emrin e një personi, publik ose jo, pak rëndësi ka, është mirë të verifikoni vërtetësinë e lajmit. Ky është edhe rregulli bazë I një gazetarie korrekte. Përveç emrit tim të cilësuar në këtë foto dhe në një dialog të shëmtuar pa lidhje me mua, në të vërtetë unë nuk jam askund. Nuk jam as në foton e publikuar, nuk kam qenë për pushime as në Borsh dhe për më tepër me familjen. Fatmirësisht jam tepër e hapur me ndjekësit e mi në rrjetet sociale dhe mjafton të shohësh postimet për të mësuar se ku e kam kaluar fundjavën. Nëse ky është keqinformim, me keqdashje apo pa dashje, për mua nuk ka më rëndësi. Tashmë ka vetëm një rrugë për të gjithë ata “kolegë” që përbaltjen e kanë profesion. Shihemi në gjyq”

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *