Teksa ishte në transmetim ‘live’ një incident i rëndë i ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm gazetares së njohur të televizionit grek ANT1.




Prezantuesja Konstantina Klokotara u ndje keq dhe humbi ndjenjat duke u rrëzuar në tokë. Gjithçka ndodhi gjatë transmetimit live.




Dy bashkëprezantuesit e tjerë nxituan menjëherë të ndihmonin kolegen e tyre. Pas këtij incidenti, transmetimi televiziv u ndërpre për disa minuta. Gazetares iu dha ndihma e parë dhe aktualisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore./24news



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here