Priten zhvillime të reja, Spartak Ngjela plas ‘bombën’, tregon se çfarë po ndodh

0
15





Mbrëmjen e djeshme, avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë me tone të forta. Ai u shpreh se ka lëvizje të mëdha që po ecin në Maqedoninë e Veriut, në interes të shqiptarëve. Më tej Ngjela shton se nuk ka votë të lirë në Shqipëri.” Ti mendon se ka zgjedhje të lira në Shqipëri? Ky është sistemi i votës, po s’ke votë, ke kim. O votë, o kim”, u shpreh Ngjela.

“Politika është interes. Shikojeni ç’ndodh. Janë krijuar dy shtete shqiptare. Shqiptarët i krijuan? Jo, shqiptarët mezi krijuan një shtet me ndihmën e austriakëve. Ka lëvizje të mëdha që po ecin në Maqedoninë e Veriut, në interes të shqiptarëve. Problemi është që në këtë konkurrencë mes Moskës, Beogradit dhe Uashingtonit, ata janë me shqiptarët.

Ti mendon se ka zgjedhje të lira në Shqipëri? Ky është sistemi i votës, po s’ke votë, ke kim. O votë, o kim. Po ke votë të lirë, ke pushtet gjyqësor të pavarur. Po ka gjykatë, nuk manipulon dot njeri. Unë kërkoj të eliminohet korrupsioni dhe kimi i organizuar dhe të vendosim votën e lirë. Kështu do të fitojë ai që ka koncepte më të drejta”, tha Ngjela për Neës24.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here