Priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, Monika Kryremadhi iu vë në duart ‘dosjet e bujshme’, zbulohet përmbajtja e tyre që do trondisë PS


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pritur sot në selinë e LSI delegacionin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR. Ajo që u vu re nga mediat, ishte fakti se përfaqësuesit e ODIHR hynë “me duar bosh” në selinë e LSI-së, por pas takimit dolën me dy dosje në duar.

Burime për media bëjnë me dije se Kryemadhi i ka dorëzuar përfaqësues të OSBE/ODIHR 2 dosje, ku thuhet se ka të faktuara “shkelje të grumbulluara nga LSI” lidhur me procesin zgjedhor.

Dy ditë më parë delegacioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR u takua me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa ditën e djeshme shefja e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek, u takua edhe me Kryeministrin Edi Rama.

 


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *