Pak ditë më parë u zbulua se Tayna po sjell një këngë me reperin e mirënjohur shqiptar, Azet. Ishte menaxheri i saj, Rinor Hykolli, ai që dha lajmin e mirë, pasi shpërndau në rrjetet sociale një video të edituar nga fansat, duke konfirmuar zërat. Ky bashkëpunim do të vijë më shpejt nga se e prisnim pasi dy reperët e njohur më në fund do të publikojnë duetin e tyre. Rinori së fundmi ka zbuluar përmes një fotoje se dueti i Azet dhe reperes do të publikohet më 4 qershor.

Kjo është hera e parë që dy artistët bëhen bashkë por s’kemi dyshime se do jetë një super projekt. Kënga e fundit e Taynës është “WTF” në bashkëpunim me reperen angleze, Ivorian Doll. Kurse Azeti lançoi 3 ditë më parë “Unë jam”.

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here