Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në 10 qarqe.

Partia Demokratike ka triumfuar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, kurse PS në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Berat.

Vetëm në 2 qarqe vijon ende numërimi, në Tiranë dhe Durrës.

Procesi i numërimit ka vijuar i qetë, përveç një incidenti të ndodhur një ditë me parë në shkollën “1 Maji” në Tiranë, ku policia shoqëroi 8 persona.

Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 695155 vota, e pasuar nga PD-AN me 563120, LSI deri më tani ka marrë 98,543 vota, kurse PSD 32080 vota.

PS ka 73 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 5 dhe PSD 3 mandate. Nga 5199 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4803.

Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 75235 të pavlefshme.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here